Abonetë e shitura nën dorë, arrestohet fatorinoja
Tiranë – Pas një operacioni blic të realizuar nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë u arrestuan në flagrancë të shtetas për “korrupsion pasiv në sektorin privat” si dhe “shpërdorimit të detyrës”. Burimet thanë se u vu në pranga Kujtim Murati, 31 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Kodër Kamzë, i dënuar më parë për “rrahje”, me detyrë faturino pranë firmës së transportit Tiranë – Linzë. Pas grumbullimit të informacioneve për të, ky shtetas u kap në flagrancë pranë Bankës së Shtetit, duke shitur një numër të konsiderueshme bileta – abone për qytetarë të ndryshëm, me çmimin i cili varionte deri në 1000 lekë, kundrejt çmimit real 800 lekë për copë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma e parave prej 9600 lekësh (për të cilën dyshohet se është fituar nga shitja e aboneve), 58 copë abone dhe dokumente shkresore. Materialet hetimore në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të parashikuar nga neni 164/b i Kodit Penal.
5 Mars 2008