E Diel, 1 Nëntor 2026

Ushtronin prostitucion, ndalohen tezja dhe mbesa

Tiranë - Specialistët e seksionit të Luftës Kundër Trafiqeve arrestuan në flagrancë S. B., 27 vjeç, lindur në Lezhë dhe banuese në Tiranë dhe Hetije Taka, 41 vjeç, lindur dhe banuese në Lezhë, e proceduar më parë për “shfrytëzim prostitucioni”. Ndalimi i tyre u bë pas marrjes dhe grumbullimit të informacioneve. Sipas policisë, në afërsi të maternitetit “Mbretëresha Xhelardinë” u kap brenda në ambientet e një banese shtetasja Suela Bajrami, e cila u kap në flagrancë duke ushtruar prostitucion me një klient kundrejt shumës së parave prej 4500 lekësh. Pas kryerjes së veprimeve hetimore dhe procedurale u konkludua se klientët ia siguronte Hetija Taka (tezja e saj), e cila posedonte shumën e parave të përfituar nga shtytja dhe ndërmjetësimi e një shumë prej 10 000 lekësh, para që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet hetimore në ngarkim të shtetasve të lartpërmendura i kaluan Prokurorisë së Tiranës.

5 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›