Gjendet i vetëvarur në kasollen e bagëtive 40-vjeçari
Kavajë - Rreth orës 05:00 të ditës së djeshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, morën njoftim se në fshatin Stan të Ri Qerret Kavajë, është gjendur i vetëvarur në kasollen e bagëtive në banesën e tij, Galip Vasha, 40 vjeç, banues në Kavajë. Në vendin e ngjarjes aktualisht po kryhen veprimet hetimore dhe procedurale, nga grupi hetimor për saktësuar rrethanat dhe shkaqet që ka çuar viktimën drejt vetëflijimit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Kavajë.
5 Mars 2008