Emrat e 102 gjyqtarëve në të gjithë vendin që u ndëshkuan nga KLD-ja
Nga viti 1997 e deri në ditët e sotme janë ndëshkuar gjysma e gjyqtarëve. Midis tyre edhe kryetarë gjykatash dhe gjyqtarë nga i gjithë vendi
Laureta Rryçi
Tiranë - Këshilli i Lartë i Drejtësisë, për dhjetë vite me radhë, ka ndëshkuar 102 gjyqtarë në të gjithë vendin. Ndëshkimi më i rëndë ka qenë deri në largim nga puna, ndërsa fare të pakta janë rastet kur ndaj tyre mund të jetë nisur një procedim penal. Gazeta “Albania” ka mundur të sigurojë listën e plotë të gjyqtarëve që kanë marrë masa të ndryshme ndëshkuese nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Ndërsa ditët e fundit, nëpër analizat që organizoi Këshilli i Lartë i Drejtësisë, u hodhën akuza në përgjithësi, kjo listë ndoshta mban emra konkretë të asaj pjese gjyqtarësh që janë ndëshkuar. E thënë ndryshe në gjuhë shifrash, rreth 1\3 e gjyqtarëve në të gjithë vendin gjatë këtyre viteve janë penalizuar. Ndëshkimet e para kanë nisur që në vitin 1997, duke përvijuar deri në ditët e sotme. Vendimet më të fundit për përjashtim nga radhët e Gjyqësorit ishin për tre gjyqtarë të Apelit të Vlorës.
Ndëshkimi
Të denoncuar nga qytetarë të thjeshtë që kanë qenë palë në proces, apo të zbuluar nga ndonjë kontroll i zakonshëm, jo vetëm gjyqtarë të thjeshtë, por edhe drejtues gjykatash janë kthyer në personazhe ndëshkimi për KLD-në. Midis tyre ndeshesh si me gjyqtarë që janë larguar krejtësisht prej Gjyqësorit, ashtu edhe me ata që në dosje kanë masa disiplinore. Përgjithësisht pjesa më e madhe e tyre kishte vite që jepte drejtësi, por kontrolli iu është bërë dosjeve të caktuara, në varësi të urdhrit të ministrit të Drejtësisë apo denoncimeve të veçanta. Por nuk mungojnë edhe rastet kur këto vendime nga ana e anëtarëve të Këshillit janë hedhur poshtë nga Gjykata e Lartë. Falë këtyre vendimeve jo pak gjyqtarë janë rikthyer në detyrë duke lënë pas pikëpyetjen: A bënë shkelje apo jo dhe a u tregua i drejtë Këshilli me ta?
Rregullorja
Megjithatë, sipas rregullores, fillimisht anëtarët e KLD-së njihen me masat e propozuara nga ministri i Drejtësisë dhe më pas të gjithë gjyqtarët kanë pasur të drejtë të servirin versionin e tyre mbi shkeljet e faturuara. Referuar faqes në internet të KLD-së, tashmë të gjitha vendimet janë pasqyruar duke shpjeguar dhe masat e propozuara nga ministri dhe vendimi përfundimtar që është marrë ndaj tyre. Vihet re se gjyqtarët e ndëshkuar kanë punuar në të gjitha gjykatat e rretheve dhe përgjithësisht abuzimet e tyre kanë të bëjnë me shkelje procedurash, njëanshmëri si dhe vendime jo të argumentuara qartë. Vitet kanë treguar se ministrat e Drejtësisë, përveçse e kanë pasur si kompetencë, ka qenë dhe një prirje e tyre politike për të realizuar sa më shumë kontrolle.
Dosjet
Me nisjen e një sistemi të ri vlerësimi për gjyqtarët duket se dosjet e tyre do të zënë vend dhe masat e disiplinore që kanë marrë. Për aq sa është bërë publike deri tani ata që kanë masa disiplinore do ta kenë më të vështirë për të ngjitur shkallët e karrierës. Do të jetë një pengesë për çdo gjyqtar që do të kërkojë të gjykojë në një gjykatë të rëndësishme të vendit apo për ata që gjykojnë në shkallë të parë dhe duan të vazhdojnë punën e tyre në Apel apo në Gjykatën e Lartë. Muajt e fundit shumë prej gjyqtarëve i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të rifituar të drejtën për rikthim në Gjyqësor.
PROCEDIME DISIPLINORE TË GJYQTARËVE
NGA KËSHILLI I LARTË I DREJTËSISË
VITI 1997
1.Prel Martini Shkarkim si gjyqtar dhe kryetar
2.Agur Jupe Shkarkim si gjyqtar dhe kryetar
3.Seit Hoxha Transferim
4.Alfred Vasili Transferim
5.Manushaqe Zhulali Shkarkim
6.Rushit Demaj Shkarkim
7.Seit Hoxha Shkarkim
8.Luan Daci Shkarkim
9.Petrit Kaja Vërejtje me paralajmërim
10.Gjergji Pojani Vërejtje me paralajmërim
VITI 1998
11. Musa Brecani Shkarkim
12.Gjergj Pojani Shkarkim
13.Luljeta Kalo Vërejtje me paralajmërim
14.Mirvjena Cela Vërejtje me paralajmërim
15.Qazim Gjonaj Shkarkim
16.Skënder Haluca Vërejtje me paralajmërim
17.Leonard Dingo Shkarkim
18.Ramiz Lala Shkarkim
19.Maksi Dako Shkarkim
20.Pirro Samara Shkarkim
21.Kastriot Myftari Largohet si ndihmësgjyqtar
22.Lindita Ruspi Kalon ndihmës gjyqtarë në Gjykatën e Rrethit Fier, 6 muaj
23.Gjin Gjoni Vërejtje
24.Tomorr Hoxha Shkarkim
25.Jonila Kasaruho Pez. si gjyq., (nd/gjyq për 6 muaj)
26.Agron Kalemi Shkarkim
27.Isan Shameti Vërejtje
28.Luan Mancaku Vërejtje
29.Rrahman Qinami Vërejtje me paralajmërim
30.Majlinda Demollari Shkarkim
31.Sazan Aliko Vërejtje
32.Guxim Boci Vërejtje me paralajmërim
33.Dritan Banushi Pezullohen si gjyqtarë, (ndihmës/gjyq. për 6 muaj)
34.Pëllumb Vehbiu Pezullohen si gjyqtarë, (detyrë më e ulët për 1 vit)
35.Bujar Xhaxho Shkarkim
VITI 1999
36.Sofije Zhilla Shkarkim
37.Shaqir Hasani Vërejtje me paralajmërim
38.Entela Isai Shkarkim
39.Islam Ismaili Shkarkim
40.Gramoz Lika Shkarkim
41.Rexhep karaj Vërejtje
42.Gasper Elezi Vërejtje me paralajmërim
43.Artan Kodheli Shkarkim
VITI 2000
44.Shyqyri Dylgjeri Shkarkim
45.Agim Hysi Vërejtje
46.Kliton Spahiu Vërejtje me paralajmërim
47.Ardian Kalia Shkarkim
48.Merita Gjiriti Vërejtje me paralajmërim
49.Fehmi Petku Vërejtje me paralajmërim
50.Miranda Ndoja Vërejtje me paralajmërim
51.Agim Bendo Vërejtje
52.Adelina Berati Shkarkim
53.Paulin Tanushi Shkarkim
54.Dritan Broci Vërejtje me paralajmërim
55.Luan Lusha Vërejtje me paralajmërim
56.Arjan Aliaj Shkarkuar
57.Ritvan Shkembi Shkarkuar
58.Gasper Elezi Shkarkuar
VITI 2001
59.Arben Qeleshi Shkarkim
60.Gazmir Bega Shkarkim
61.Arta Dano Shkarkim
62.Altin Abdiu Vërejtje me paralajmërim
63.Kujtim Idrizi Shkarkim
64.Bashkim Çami Shkarkim
65.Majlinda Mançellari Shkarkim
66.Ilir Perdeda Vërejtje
67.Alfred Konomi Vërejtje me paralajmërim
VITI 2002
68.Liradin Lira Vërejtje
69.Agim Hysi Shkarkim nga detyra
70.Anila Fega Shkarkim nga detyra
71.Serjan Serjani Shkarkim nga detyra
72.Mirjana Hoxha Shkarkim nga detyra
VITI 2003
73.Ilir Dushi Shkarkuar
74.Nevrije Halo Vërejtje me paralajmërim
75.Ded Miri Vërejtje me paralajmërim
76.Elvis Kotini Shkarkim
77.Xheladin Karkini Vërejtje me paralajmërim
VITI 2004
78.Jonila Kasoruho Shkarkuar
79.Anila Capo Shkarkuar
80.Thoma Nika Shkarkim nga detyra
81.Hektor Sinani Vërejtje me paralajmërim
82.Nazmije Pengili Vërejtje me paralajmërim
83.Leke Mëhilli Vërejtje me paralajmërim
84.Vladimir Skënderi Vërejtje
VITI 2005
85.Fiqerete Mullai Transferim në gjykatë më të ulët
86.Agron Papajani Transferim në gjykatë më të ulët
87.Edmond Gogo Transferim në gjykatë më të ulët
88.Taulant Tafa Pezulluar
89.Leonard Dingo Pezulluar
90.Dalip Bushi shkarkim nga detyra
VITI 2006
91.Mimoza Kaja Vërejtje me paralajmërim
92.Elona Gjoka Vërejtje me paralajmërim
93.Ilir Çeliku Vërejtje me paralajmërim
94.Vasko Pano Shkarkim nga detyra
95.Seit Xhoxhaj Vërejtje me paralajmërim
96.Rrahman Qinami Vërejtje
97.Leonard Dingo Shkarkim nga detyra
98.Lefter Jahaj Vërejtje me paralajmërim
99.Kreshnik Omari Vërejtje me paralajmërim
VITI 2008
100. Gjinovefa Gaba Shkarkim nga detyra
101. Vasil Hanxhari Shkarkim nga detyra
102. Sokol Ngresi Shkarkim nga detyra
5 Mars 2008