Abonimi brenda marsit, “Albtelekom” 2 muaj internet falas
Internet të shpejtë, me kosto zero për rreth dy muaj ofron vetëm “Albtelekom”. Kompania e telefonisë fikse “Albtelekom” vjen në këtë pranverë me të tjera risi për klientët e saj. Me ofertën më të re, tashmë të gjithë mund të kenë në shtëpitë e tyre internetin, aq shumë të dëshiruar, të shpejtë dhe me cilësinë të lartë. Duke u abonuar në shërbimin ADSL nga data 1-31 mars të gjithë do të përfitojnë tarifën e instalimit, si dhe dy muaj internet falas. Në këtë mënyrë të gjithë abonentët do të kenë internet 24 orë në 24, duke harruar për dy muaj shpenzimin e faturave. Kompania “Albtelekom” duke iu përmbajtur politikave të saj për të futur një teknologji bashkëkohore, në të gjithë Shqipërinë, premton se vetëm gjatë vitit 2009, do të vijë me një larmi ofertash të reja për t’iu dhënë mundësi të gjithë kategorive të klientëve të njihen dhe të shijojnë teknologjinë e avancuar të kompanisë. Ndërkohë “Albtelekom”, ashtu si dhe kishte premtuar që do të prezantohej me strategji të reja në vitin 2009, ka shënuar një arritje shumë të madhe në shërbimin e internetit.
Së fundi, “Albtelekom” ka fituar të drejtën për ofrimin e shërbimit të internetit për të gjithë sistemin arsimor parauniversitar. Sipas projektit që u nënshkrua vetëm pak ditë më parë midis Ministrisë së Arsimit dhe kompanisë “Albtelekom”, do të jenë rreth 2017 shkolla që do të përfitojnë nga teknologjia e avancuar që ofrohet vetëm nëpërmjet shërbimi ADSL. Ky kontribut që kompania “Albtelekom” jep në modernizimin e sistemit arsimor shqiptar, do të ndikojë në nivelin e studimit dhe formimit të nxënësve shqiptarë në të gjithë shkollat e vendit. Ndërkohë burime të “Albtelekom” bëjnë të ditur se shumë shpejt, kjo kompani do të vijë edhe me shërbime të tjera që flasin për teknologjinë më të fundit në fushën e telekomunikacionit.