E Diel, 1 Nëntor 2026

Zona euro, Juncker: Jo ndryshime të shpejta për zgjerimin

BRUKSEL- Kryeministri i Luksemburgut, Jean-Claude Juncker, president i grupit të vendeve të 'zonës euro' ka deklaruar sot se nuk pret ndryshime të shpejta në mundësinë e procesit të zgjerimit të zonës me valutë të njëjtë.

"Nuk besoj se kriteret e pranimit mund të ndryshojnë brenda një nate. Nuk është e thjeshtë"- ka thënë Juncker për gazetarët në prag të samitit evropian të krerëve të shteteve.

Vendet lindore ende nuk janë pjesë e zonës euro dhe kërkojnë ndryshim procedurash pasi valuat e tyre kombëtare kanë pësuar kolpo në treg.

Vendet pretendente për të hyrë në zonën euro janë Polonia dhe Hungaria, që aktualisht po kërkojnë më shumë mbrojtje nga kriza ekonomike.


 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›