Pajisja me kasa për biznesin VIP në Tiranë deri në maj
02/03/2009 Për të mbajtur të dhënat e xhiros
Deri në maj të këtij viti për bizneset VIP dhe bizneset në Tiranë duhet të pajisen me kasa regjistruese. Administrata tatimore do të vendosë gjoba nëse ky afat nuk zbatohet. Prej janarit të vitit të kaluar ka hyrë në fuqi udhëzimi për vendosjen e këtyre regjistruesve, proces që ka dështuar disa herë deri më tani. Sipas afateve zyrtare të vendosura nga Ministria e Financave, janë tre faza për të cilat bizneset duhet të jenë tepër të kujdesshme. “Personat, juridikë dhe fizikë që do të mbajnë të dhënat e xhiros, nëpërmjet regjistruesit elektronik, janë të detyruar të mbajnë regjistrimet, në përputhje me kërkesat e këtij vendimi. Brenda periudhës nëntor 2008 – maj 2009 duhet të pajisen personat e regjistruar për TVSH-në dhe tatimin mbi fitimin, të cilët administrohen nga Drejtoria rajonale Tatimore e tatimpaguesve të mëdhenj dhe Drejtoria rajonale Tatimore, Tiranë”, - theksojnë burimet zyrtare. Ndërkaq, brenda periudhës janar deri në dhjetor 2009 do të jenë personat e regjistruar për TVSH-në dhe tatimin mbi fitimin, të cilët administrohen nga drejtoritë e tjera rajonale tatimore, kryesisht ata që janë në qytetet e mëdha të vendit. I gjithë procesi i pajisjes me kasa regjistruese do të përfundojë në vitin 2010. Për pajisjen me kasë regjistruese fiskale bizneset duhet të drejtohen në 5 shoqëritë e autorizuara për shpërndarjen e tyre. Udhëzimi në fjalë përcakton qartë rastet e përdorimit të kasave fiskale, të cilat do të regjistrojnë çdo shitje të kryer nga subjekti. Në faturën e lëshuar nga shitësi do të ketë brenda të dhëna mbi mallin si dhe diferencën e krijuar nga TVSH-ja. Kasat do të jenë gjatë gjithë kohës të lidhura on line me Drejtorinë e përgjithshme të Tatimeve, në mënyrë që çdo veprim i subjektit të jetë i regjistruar. Vendimi është i detyrueshëm për tatimpaguesit, të cilët shesin mallra, prodhime apo kryejnë furnizime të shërbimeve në lokale apo njësi të hapura për publikun, për të cilat pagesat nuk kryhen nëpërmjet bankës, janë të detyruar të përdorin pajisje fiskale për regjistrimin e pagesave me para në dorë dhe të lëshojnë në mënyrë të detyrueshme, kuponin tatimor.
Gjobat
Nëse nuk do të zbatohen afatet zyrtare në udhëzimin e Ministrisë së Financave për vendosjen e kasave regjistruese, atëherë bizneset do të penalizohen. Gjoba administrative e parashikuar në të tilla raste vijon nga 20 mijë deri në 100 mijë lekë.
Çmimi
Për të kryer pajisjen me një kasë regjistruese janë licencuar 5 kompani, të cilat ofrojnë kasa të përshtatshme. Çmimi i një prej kasave, sipas përdorimit, shkon nga 350 mijë deri në 600 mijë lekë, i cili do të rimbursohet nga autoritetet sipas ligjit.