E Diel, 1 Nëntor 2026

Abortet, statistikat tregojnë se kryhen mbi 10 mijë aborte çdo vit



Lizeta Duro
Aborti, edhe pse dy vitet e fundit ka pësuar rënie, është ende shumë i lartë. Statistikat tregojnë se në vendin tonë, gjatë një viti kryhen mbi 10 mijë aborte. Pra, sipas studimeve, në 4 shtatzëni kryhet një abort. Mjekët në maternitetin “Mbretëresha Xheraldinë” dhe në matërnitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë shprehen se numri i aborteve që kryhen me kërkesën e prindit ose me dëshirë, është më i lartë se abortet spontane, çka, sipas tyre, pavarësisht rrethanave, tregon një papërgjegjshmëri të prindërve. Sipas mjekëve, referuar statistikave të ISHP-së, në mbi 35 mijë fëmijë që lindin çdo vit, mbi 10 mijë të tjerë vdesin ende pa lindur. Por mjekët shprehen gjithashtu që ky numër mund të jetë akoma më i lartë po t’u referohemi shumë aborteve që ndodhin në klinikat private, të cilat realizojnë aborte dhe nuk raportojnë të dhëna të sakta në Institutin e Shëndetit Publik. Numri i aborteve po aplikohet gjithnjë e më shumë në vendin tonë, edhe pse nuk është një tregues aspak pozitiv, lejohet me ligj. Duke i cilësuar abortet si veprime të papërgjegjshme, si dhe shifër relativisht të lartë numrin e tyre, krahasuar me atë të lindjeve në vendin tonë, mjekët u bëjnë apel nënave për më shumë ndërgjegjësim dhe të këshillohen gjithmonë me mjekun për të shmangur abortin spontan dhe atë të dëshiruar.
Shkaqet
Specialistët pohojnë se shkaqet kryesore që i detyrojnë nënat të abortojnë janë kushtet ekonomiko-sociale dhe shtatzënia e padëshiruar. Por nuk mungojnë as nënat me shumë fëmijë dhe ato që braktisen nga partneri i tyre ose që nuk kanë partnerë, që i drejtohen maternitetit ose klinikave private për të kryer një abort. Po sipas specialistëve, alarmante vitet e fundit është dhe numri i nënave adoleshente që kryejnë aborte. Sipas mjekëve të materniteteve të Tiranës, ndonëse këto raste kanë qenë sporadike, tashmë nuk paraqiten si raste të reja për aborte, por si raste të evidentuara prej kohësh dhe që vijnë duke u rritur në numër. Specialistët shpjegojnë se abortet te adoleshentët, në shumicën e rasteve lënë gjurmë të parikuperueshme, pasi ndikojnë negativisht jo vetëm në gjendjen shëndetësore të tyre, por edhe në gjendjen shpirtërore. Sipas tyre, këto raste janë shumë herë më problematike se abortet në moshat e rritura, ndaj dhe shpesh kanë shërbyer si burim i përkeqësimit të gjendjes shëndetësore dhe mendore për vitet e ardhshme.
Abortet spontane
Aborti spontan renditet si një diagnozë e shpeshtë për ndërprerjen e padëshirueshme të shtatzënisë. Aborti spontan, që zakonisht ndodh në tremujorin e parë të shtatzënisë, përjetohet rëndë dhe shpesh lidhet me anomalitë gjenetike të fetusit. Specialistët dhe gjinekologët rekomandojnë që nëse femrat duan të bëhen nëna, që para evidentimit të një problemi duhet të kryejnë kontrolle mjekësore para shtatzënisë, kontrolle mjekësore periodike gjatë shtatzënisë, për të parandaluar kështu infeksionet e mundshme. Sipas tyre, mjekimi i specializuar mjekësor si për infeksionet, ashtu dhe për sëmundjet kronike, rrit shkallën e mundësisë për të mos ndodhur abort spontan. Mjekët shprehen se një femër mund të kontribuojë në pakësimin e rreziqeve të një aborti spontan. Kuptohet që këto përkujdesje nuk mund të kenë një ritëm të shfrenuar. Duhet të evitohen gjestet dhe veset e këqija, të cilat mund të dëmtojnë fetusin. Nuk duhet të pihet asnjë ilaç farmaceutik pa këshillën e mjekut dhe as duhan për shkak se këto të fundit ndikojë duke u dhënë nënave më shumë mundësi të kenë një lindje të parakohshme dhe, si rrjedhojë, fëmijë më të vegjël se normalët. Mjekët thonë gjithashtu se nëna e ardhshme, si mbajtëse e fëmijës, për rreth nëntë muaj në organizmin e saj nuk duhet të kalojë infeksione akute apo t’i përsëriten sëmundjet kronike, si dhe të mos stresohet, pasi stresi ndikon shumë keq gjatë kohës së shtatzënisë, sepse provokon kontraktime të fëmijës.

Shkaqet
Mjekët tregojnë se pak kohë më parë aborti spontan përkufizohej si humbje e padëshiruar e shtatzënisë para javës së 28-të. Sot mjekët janë të detyruar të zhvendosin kufijtë e përkufizimit të abortit spontan në javën e 24-t, kur fetusi është me peshë më shumë se 500 g. Përfundimi i shtatzënisë para kohe pas kësaj periudhe (javës së 24-t) dhe me peshë të fetusit më shumë se 500 g, përkufizohet si lindje para kohe. Në 90% të aborteve spontane////////////////////// dhe ka të bëjë me gabime në kromozome, ose siç quhet ndryshe, gabime gjenetike. Disa gabime gjenetike të pasqyruara si fillim në nivelin kromozomik i japin vend me shumë abortit spontan. Më pas anomalitë nuk lejojnë zhvillimin normal të fetusit dhe në këtë mënyrë është vetë natyra që e ndërpret këtë shtatzëni, duke ndaluar fetusin të rritet e të bëhet një fëmijë. Sipas statistikave zyrtare rezulton se rreth 25% e shtatzënive në vendin tonë ndërpriten për shkak të abortit spontan. Një higjienë e keqe jetësore mund të jetë shkak i një aborti spontan. Përfundimi i shtatzënisë para kohe (javës së 24-t), me peshë të fetusit më shumë se 500 g, përkufizohet si lindje para kohe. Në të gjitha këto raste mjekimi mbështetet në mënyrë konservative, para së gjithash pushim absolut dhe dhënien e terapisë me gestagjene (tableta Dabroston, caps. Utrogeston), të cilët në mënyrë të caktuar, desensibilizojnë dhe relaksojnë mitrën.

Bashkia e Tiranës nis zbukurimin e kryeqytetit për festat e fundvitit
Punonjësit e Bashkisë së Tiranës filluan dje dekorimin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke nisur kështu zbukurimin e kryeqytetit për festat e fundvitit. Bredhi, pema simbol e Krishtlindjeve, për shkak të punimeve që po bëhen në sheshin “Skënderbej”, këtë vit do të vendoset në sheshin “Nënë Tereza”. Pema është e gjatë mbi 13 metra dhe do të ndriçohet me rreth 4500 drita. Burime nga Bashkia e Tiranës shprehen se për dekorin e kryeqytetit do të zbukurohen të gjitha rrugët kryesore, bulevardet, sheshet rreth qendrës dhe sheshi “Nënë Tereza”, ku do të organizohet dhe festa e nderimit të viteve. Do të jetë kryebashkiaku Rama, i cili në mënyrë simbolike do të ndezë dritat e pemës në datë 15 dhjetor.

QSUT, vihet në punë telemjekësia, lidhje komunikimi mes stafit të QSUT-së dhe ministrit Vasili nga Shkodra
Dje, në qendrën spitalore universitare “Nenë Tereza” është bëra prova e parë e lidhjes së telemjekësisë. Komunikimi është bërë mes drejtuesve të QSUT-së, mjekëve dhe ministrit të Shëndetësisë, i cili ndodhej në qytetin e Shkodrës. Gjatë fjalës së tij, drejtori i QSUT-së, Saimir Ivziku, e ka cilësuar këtë investim si shumë të rëndësishëm për trajtimin e rasteve të rënda në QSUT, por edhe ofrimin e ndihmës për mjekët e spitaleve të rretheve. “Është një kënaqësi e veçantë që jam sot këtu në përurimin e kësaj aparature, e cila po na lidh sot me qytetin e Shkodrës, i cili është duke kaluar një situatë të vështirë. Me anë të telemjekësisë ne tashmë do të jemi më afër, për të ofruar ndihmë mjekësore edhe gjatë kësaj periudhe gatishmërie”, - u shpreh drejtori i QSUT-së, Saimir Ivziku. Nga ana tjetër, ministri i Shëndetësisë e ka cilësuar lidhjen e mjekëve mes telemjekësisë si një nga sukseset me të mëdha në fushën e shërbimit shëndetësor gjatë këtyre viteve. “Ndihma qe kolegët do të marrin përmes njëri-tjetrit për trajtimin e rasteve të rënda është pikërisht për përcaktimin dhe diagnostikimin e sëmundjeve të ndryshme të vendit. Ky shërbim tashmë është në 6 qytete të vendit, i cili do të mundësojë komunikim si jashtë, ashtu edhe jashtë Shqipërisë”, - tha Vasili. Sipas tij, ky shërbim do të sjellë heqjen e transportit të panevojshëm të pacientëve drejt Tiranës. Po kështu do të ndihmojë edhe për konsultat mes mjekëve të Shkodrës dhe kolegëve dhe specialistëve të QSUT-së. Ndërsa drejtori i Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero, e ka cilësuar shërbimin si arritjen më të madhe për vetë faktin, se ai do të mundësojë trajtim dhe ndërhyrje tek pacienti edhe përmes këshillave të emrave më të njohur në botë. Telemjekësia është projekt në nivel kombëtar dhe do të shtrihet në Vlorë, Kukës, Korçë, Shkodër, Tiranë dhe Durrës. Ky shërbim rrit aftësinë diagnostikuese ku diagnozat do të vendosen në kohë rekord dhe pa shpenzime.

10 Dhjetor 2010

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›