Lista me 511 ish të përndjekur që dëmshpërblehen
Gazeta “Albania” boton listën me 511 ish të dënuar politik të cilët përfitojnë dëmshpërblim. Dje në mbledhjen e tij të radhës Këshilli i Ministrave ka miratuar 511 emrat e ish të përndjekurve të cilëve ju është përcaktuar masa e dëmshpërblimit. Qeveria miratoi vendimin e tetë, me objekt përcaktimin e masës konkrete dhe dhënien e dëmshpërblimit financiar. Vendimi përcakton masat e dëmshpërblimit për 511 ish të dënuar politikë, në vlerë rreth 2 miliardë lekë. Janë 468 përfitues të cilët kanë vuajtur dënimin me burg, janë 29 trashëgimtar të cilët janë përfitues të dëmshpërblimit të paraardhësit të tyre që pavuajtur dënimin kapital dhe 14 ish të dënuar të cilët nuk përfitojnë asnjë lloj dëmshpërblimi.
11 Dhjetor 2010