E Shtunë, 31 Tetor 2026

Memia i shtohet garës për PD-në e Tiranës

Rriten ethet për garën e PD-së për kreun e kryeqytetit. Shaban Memia është kandidati i radhës që futet në garë për kreun e Partisë Demokratike në qytetin më të madh të vendit, ku në zgjedhjet e ardhshme pritet të zgjidhet edhe shumica e kandidatëve për deputet. Shkurti pritet të jetë muaji i mbylljes së procesit zgjedhor dhe rinovimit të strukturave bazë në Partinë Demokratike. Deri tani, në garë janë përfshirë Besnik Mustafaj, Edi Paloka, Gjergji Bojaxhi dhe Lajla Përnaska. Në bazë të statutit, në bazë të praktikave të zgjedhjes së lidershipit të PD-së të Tiranës, gara do të vazhdojë dhe gjatë shkurtit. Propozimet e seksioneve do të shkojnë në Kryesinë e Tiranës dhe më tutje do të jetë Kryesia e madhe e PD-së që do të përcaktojë kandidatët finalë që do të hidhen për votim në Kuvendin e delegatëve. Ndërkaq, PD ka nisur procesin për zgjedhjet e kryetarëve në rrethe, të cilat do të përfundojnë me domosdoshmëri brenda muajit shkurt. Nga ana tjetër, kandidatët në garë, kërkojnë të zbatohet edhe një tjetër kriter. Deputetja Përnaska vlerëson nivelin e kandidatëve, por nuk harron të nënvizojë faktin se për këtë post nuk duhet lënë jashtë vëmendjes edhe elementin e vendlindjes së tyre. "Mendoj që ky kriter është i përcaktuar , po realisht është një kriter i pashkruar", theksoi ajo.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›