E Diel, 1 Nëntor 2026

Abramov: Problemet politike, i zgjidhni vetë

Ambasadori rus në Tiranë, Leonid Abramov, i emëruar në këtë post që nga marsi i kaluar, theksoi të enjten se vendi i tij është i hapur për propozime nga ana e palës shqiptare për çuarjen përpara të marrëdhënieve dypalëshe, ndërkohë që e konsideroi situatën politike të momentit në Shqipëri si një çështje për t’u zgjidhur nga vetë vendi. “Ne po e vëzhgojmë çështjen. çdo vend ka të drejtën e tij për ta zgjidhur çështjet politike sipas mënyrave të veta”, tha z.Abramov, duke shtuar se “politika e brendshme është pjesë e sovranitetit të çdo vendi”. Duke i mëshuar forcimit të marrëdhënieve dypalëshe midis Shqipërisë dhe Rusisë, ambasadori rus tha se dy vendet duhen të paraqesin ide për të krijuar bazat e projekteve. “Potencialet e dy vendeve tona përshtaten më shumë se sa duken në pamje të parë”, tha ai. Abramov foli me detaje edhe mbi politikën e jashtme të Rusisë dhe drejtimet e saj.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›