Inter, çdo pikë kushton 716 mijë euro
Kur mbeten vetëm shtatë javë nga fundi i Serisë A, në elitën e futbollit italian kanë filluar llogaritë për kostot financiare. Sporti më popullor në botë është një biznes, ku shpenzimet maten me klasifikimin në kampionat. Për të gjetur një burim neutral, është përdorur "Transfermarkt.de", sajti gjerman me shumë reputacion në çështjet e merkatos dhe vlerës së lojtarëve. Sa kushton fitimi i titullit kampion në Itali? Për momentin, mbi 700 mijë euro për çdo pikë të fituar në fushë. Kjo është shifra që Masimo Morati ka paguar deri në këtë fazë të Serisë A. "Fatura" mund të zvogëlohet deri në 594 mijë euro, nëse zikaltërit arrijnë të grumbullojnë 88 pikë deri në fund të edicionit, objektivi i përcaktuar nga trajneri Hoze Murinjo. Shifra që gjithsesi mbeten të larta, edhe për një president "dorëshpuar" si Morati. Por, ka edhe nga ata që i kanë shpenzuar në mënyrë të gabuar paratë. Në krye të listës qëndron Bolonja: çdo pikë e fituar i ka kushtuar mbi 1 milion euro, ndërsa skuadra rrezikon seriozisht të përfundojë në Serinë B. Nuk duhet harruar as Milani. Me një superskuadër, që kushton afro 320 milionë euro, kuqezinjtë rrezikojnë të mbeten duarbosh gjatë këtij sezoni: pasi nuk luajtën në Ligën e Kampioneve, ata u eliminuan nga Kupa UEFA dhe nga Kupa e Italisë, ndërsa arritja më e madhe do të jetë vendi i dytë në kampionat (gjithmonë nëse arrijnë të kalojnë Juventusin). Pas dështimit, drejtuesit e klubit i kanë hedhur sytë nga sezoni i ardhshëm.
Skuadra italiane që ka investuar më shumë në merkaton e fundit ishte Interi, afro 52 milionë euro (ku u blenë Kuarezma, Mansini etj., dhe u shitën Skolari, Suazo etj.). E pjesëtuar me 73 pikët aktuale, kjo shifër tregon se çdo pikë i ka kushtuar klubit 716 mijë euro. Por, ekipi që ka marrë rezultatet më të mira me shpenzimet e bëra është Kaljari: me 33 milionë euro investim, ata janë pothuajse në Kupën UEFA. Çdo pikë i ka kushtuar klubit nga Sardenja "vetëm" 74 mijë euro, afërsisht sa 1/10 e Interit. Përveç Bolonjës, që shpenzoi 26 milionë euro për vendin e tretë nga fundi, ka zhgënjyer edhe Napoli: 23 milionë për 39 pikë të grumbulluara. Për presidentin De Laurentis, çdo pikë ka kushtuar 600 mijë euro. Për të qëndruar dhjetë pikë mbrapa Interit, Juventusi e ka "paguar" 584 mijë euro çdo pikë në klasifikim, ndërsa Milani ka shpenzuar 312 mijë euro për të mos qenë asnjëherë në garë. Zikaltërit e Murinjos mund t‘i kenë bërë gabim llogaritë në Evropë, por në kampionat duken të sigurt drejt triumfit. Në vija të trasha, Bolonja, Napoli, Torino, Leçe, Lacio dhe Roma kanë tregues negativë ndërmjet shifrave të investuara, pikëve të marra dhe objektivave sezonalë: 200-300 mijë euro për çdo pikë, për të qenë shumë larg ambicieve. Edhe Fiorentina ka shpenzuar shumë (afro 30 milionë euro), por po lufton për një vend në Champions.
Mbretëresha e merkatos në Itali është Palermo. Me shitjen e Amaurit dhe të afro 10 futbollistëve të tjerë, ata përfituan rreth 23 milionë euro. Ndërthurja e lojtarëve me përvojë me të rinjtë e talentuar (mes të cilëve edhe portieri i Kombëtares shqiptare, Saimir Ujkani), sicilianët jo vetëm që kanë pasur shumë përfitime, por tashmë e shohin veten mes "big"-ëve. Gjithsesi, skuadrat me kontingjentin më të shtrenjtë mbeten (sipas radhës) Milani, Interi dhe Juventusi. Dy ekipet milaneze janë të vetmet që e kalojnë kufirin e 300 milionë eurove. Ky klasifikim i veçantë thekson edhe dështimin e Romës, që renditet e katërta: skuadra verdhekuq (e gjashta në Serinë A) kushton 258 milionë euro, pothuajse sa Juventusi, që mban vendin e dytë në kampionat.
Kaljari
Ekipi që ka marrë rezultatet më të mira me shpenzimet e bëra është Kaljari: me 33 milionë euro investim, ata janë pothuajse në Kupën UEFA. Çdo pikë i ka kushtuar "vetëm" 74 mijë euro, afërsisht sa 1/10 e Interit