E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndarja e Shqipërisë në vitin 1919, zbardhen dokumentet e Uashingtonit

“The New York Times” publikon kërkesat e presidentit të SHBA-ve

Vijon nga numri i kaluar

UASHINGTON – Teksti i korrespondencës midis Uashingtonit dhe kryeministrave britanikë dhe francezë jepet si më poshtë: Korrespondenca nisi me një memorandum të përbashkët britaniko-francezo-amerikan, të firmosur më 9 dhjetor. Teksti i këtij dokumenti ishte publikuar në “The New York Times” më 22 shkurt, në një mesazh special të dërguar nga Parisi, duke përjashtuar seksionin e fundit të tij. Kjo shtesë tek memorandumi është shpërndarë sot dhe thotë si më poshtë:
Shtesë në Memorandum pë Shqipërinë
“Qeveritë e Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Francës dëshirojnë të njohin pavarësinë e shtetit shqiptar. At konsiderojnë se shteti i Shqipërisë. Ata konsiderojnë se shteti i Shqipërisë do të urdhërohet të sugjerojë zgjerimin në Paragrafin Nr 4 të Pikës XXII të Konventës së Lidhjes së Kombeve, të asistencës dhe këshillimit administrativ të një prej fuqive të mëdha. Për këtë, falë situatës gjeografike të saj dhe kapacitetit ekonomik, është sugjeruar fillimisht Italia që ta bëjë këtë detyrë.”
“Për këtë, qeveritë e Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Francës janë të shqetësuara ti lënë në dorëzim Italisë një mandat mbi shtetin shqiptar nën kushtet e përfshira në konventën e Lidhjes së Kombeve. Ata konsiderojnë se këto kushte do të krijojnë bazat e pranimit të këtij mandati prej Italisë dhe mund të jenë në marrëveshje midis qeverisë italiane dhe qeverive kryesore aleate dhe fuqive.
Pikat e dokumentit të publikuar
Pikat e një marrëveshje të të tillë janë si vijon”
1-Shqipëria është pranuar si shtet i pavarur brenda kufijve të përcaktuar në strukturën shpjeguese të memorandumit. Megjithatë, asnjë nga këto kushte nuk do të shmangë shtetin shqiptar nga të negociuarit me shtetin serbo-kroatp-slloven për rregullimet rajonale, siç mund të bëhen ato në mbështetje me nevojat etnografike lokale dhe ato ekonomike.
(2) Qeveria serbo-kroato-sllovene do të ketë të drejtë të ndërtojë dhe operojë përgjëmes hekurudhave në veri të Shqupërisë, bazuar marrëveshjes 41, pika 15 dhe në rast të kundërt, të gëzojë privilegje të plota të rëndësisë ndërkombëtare përgjatë Veriut të Shqipërisë.
(3) E drejta e kontrollit të zhvillimit të lumit Bojana do të jepet në Këshillin e Lidhjes së Kombeve, ku pushteti për një çështje të tillë do ti delegohet Italisë apo shtetit serbo-kroato-slloven nën kushtet e veçanta. Është vlerësuar për këtë synim se Mali i Zi do të krijohet si pjesë e shtetit serbo-kroato-slloven.

Shkrimi është publikuar më 26 shkurt 1920 në “The New York Times
Titulli është redaksional
Përgatiti Albert Gjoka

Ja planet e Uillsonit dhe skemat anglo-franceze për rajonin sipas hartave

UASHINGON - Në hartë tregohen zonat e Istrias dhe Fiumes, siç u ndanë nga Marrëveshja e Londrës, më 26 Prill 1915, sipas kushteve me të cilat Italia hyri në luftë; sipas linjës së Uillson, siç iu komunikua fillimisht delegacionit italian në Paris, më 14 prill 1919; dhe sipas ndryshimeve të bëra në linjën e Uillsonit, të shprehura në memorandumin trepalësh britanik-francezo-amerikan për Italinë, më 9 dhjetor 1919; dhe nga ndryshimet e bëra në linjën e Uillsonit të shprehur në propozimet për kompromis, të pranuar nga Anglia, Franca dhe Italia, pavarësisht presidentit Uillson, dhe të parashtruara Jugosllavisë me ultimatumin alternativ që ishte ekzekutuar nga Marrëveshja e Londrës së 20 Janarit 1920.
Harta e poshtme shfaq zonat e Adriatikut dhe bregdetin e ndarë nga disa vija dhe modifikimet e tyre. Ajo që konstatohet brenda në hartë është se ndryshimet e bëra në 9 dhjetor nga linja e Uillsonit, i japin Italisë rajonin e Albonës, bregdetin e Arsës, midis Kepit të Gjuhëzëz dhe Fianonas, 60 milje në jugperëndim të Fiumes. Ata shtojnë se ishujt e Lussinit dhe Unies, tashmë të ndara, dhe grupi i ishujve të Pelagosas dhe Lisas, përgjatë Lagostas, kaluan nën Jugosllavinë; ndryshime janë bërë edhe në kufirin jugor të Shqipërisë, në favor të Greqisë; ndërsa përgjatë kufirit serbo-shqiptar, në veri, mbeten ashtu siç ishin përcaktuar në Konferencën e Londrës së vitit 1913; Vlora në bregdetin shqiptar, i është dhënë Italisë, me një territori të mjaftueshëm strategjik për mbrojtjen e saj. Dokumenti i 20 janarit bën dy ndryshime të rëndësishme në linjën e Uillsonit, siç tregohen në hartën lart. Ajo zgjeron koncesionin e Albonas në drejtim të veriut, të përcaktuar më 9 dhjetor, duke i dhënë në këtë mënyrë Italisë të tërë bregdetin e Istrias, vendos afërsi territoriale midis kufirit të ri dhe qytetit të Fiumes, përgjatë bregdetit lindor të Voloskës, dhe plani i linjës së Uillsonit, i jep liri veprimi Triestes për t’i dhënë një mbrojtje më të mirë ushtarake qytetit. Në hartën e mëposhtme, i jepet Jugosllavisë territori verior i Shqipërisë larg në jug deri në Drin.

Në numrin e ardhshëm do të lexoni

Plani për Shqipërinë, kundërshtimet e britanikëve dhe francezëve

Vijojnë pikat e tjera të këtij dokumenti të publikuara nga The New York Times”
Raportet me fqinjët e saj, dhe shkëputja e Korçës dhe Gjirokastrës nga Greqia
Reaksionet që dolën nga ango-francezës rreth planit të propozuar nga amerikanët

Për më shumë na ndiqni në numrin pasardhës

24 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›