E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avril Lavigne kërkon 2 milion dollarë nga Youtube



Me siguri ka fituar popullaritet dhe është e dashur nga fansat në mbarë botën. Është aq e dashur sa videoklipi i saj “Girlfriend” rezultoi si më i shikuari në historinë e Youtube me 93 milion herë. Për këtë arsye, administratori i deleguar që drejton dhe merret me çështjet e Avril Lavigne, Terry McBride i kërkoi Youtube-s shumën 2 milion dollarë për të drejtat e videoklipit dhe famën e arritur. Por në fakt, mësohet se truku për “shtimin” e numrit të vizitave të klipit “Girlfriend” vjen nga ëebsiti “Justjarded”. Mesa duket fansat e këngëtares kanë krijuar një faqe web specifike që përmbledh në mëyrë konstante klikimet e këtij videokipi në çdo 15 sekonda. Ky lajm megjithatë është përgënjeshtruar nga zëdhënësi i Youtube: “ Websiti ynë vepron në bazë të një sistemi që nuk lejon absolutisht koto lloj “trukime”. Videos mund t’i shtohen vetëm personat e regjistruar. Kështu që na duket shumë e çuditshme që të dhënat të jenë “shtuar” ad hoc”. Megjithatë, avokatët e interpretueses “I’m ëith you” tashmë janë vënë në lëvizje. Falë të drejatve të këngëtares, shuma e llogaritur që duhet të paguajë Youtube është rreth 2 milion dollarë. Ndërkohë Avril është duke u përballur me popullaritetin e madh falë një videoje të rreme me “pullë të kuqe” që një shakaxhi në rrjet ka shpërndarë për artisten e re. Por në të vërtetë, “protagonistja” e akrobacive në shtrat nuk ishte Lavigne. Yllit i ri i muzikës më të dëgjuar nga adoleshntët në mbarë botën, ka nisur të mendojë se çdo të bëjë me 2 milion dollarët që do të përfitojë, gjithmonë nëse pronarët e Youtube do të pranojnë kërkesën. Nëse jo, së shpejti pritet të fillojë një betejë e ashpër ligjore.

Amber Heard, ylli i ri i Hollywood-it

Edhe pse jo shumë e njohur, sensualja Amber Heard është vetëm 22 vjeç dhe prej 13 vjetësh është aktive me rolet e saj në filma të njohur(“North Country” me Charlize Theron dhe telefilmi “The O.C.”). Protagonistja e telefilmit “Pineapple Express” (doli në SHBA në 18 gusht) përfitoi nga rasti për të pozuar më seksi së kurrë për revistën “Maxim”. Një talent, por mbi të gjitha një trup i vështirë për t’u harruar. Amber në këtë revistë nuk ka hezituar të flasë për filmin e fundit të realizuar me James Franco. “Luaj rolin e Angie Anderson, e fejuara e njërit prej protagonistëve që përdor rregulisht drogë, ndërkohë Angie është një vajzë e ftohtë dhe tepër racionale. Publiku mund të mendojë “ç’mund të bëjnë ata të dy së bashku, kaq të ndryshëm sa janë? Ky është një nga motivet pse duhet të shihet filmi. Impenjimet kinematografike të aktores bukuroshe nuk përfundojnë këtu. “Pas shfaqjes së “Pineapple Express”, Heard do të marrë pjesë në serialin “The River Ëhy” të drejtuar nga Mattheë Leutëyler dhe Ëilliam Hurt.
Gyllenhaall shpërfill mediat

Maggie Gyllenhaall është betuar se kurrë më nuk do t’i lexojë gazetat dhe revistat të cilat shkruajnë për të, me qëllim që ta mbrojë veten nga kritikat e ashpra të mediave. Aktorja urren faktin që paparacët e ndjekin vazhdimisht dhe në këtë mënyrë fotografitë e publikuara e nxisin më shumë që t’i lexojë artikujt që shkruhen për të. “Hetimet e shumta të paparacëve janë të padurueshme. Nganjëherë edhe më lëndojnë. Për të mbrojtur veten kam vendosur që të mos shikoj më fotografi të miat ose t’i kushtoj rëndësi asaj që thonë të tjerët për mua”,- ka thënë ylli i filmit “Mona Lisa Smile”.

Natalie Portman, princeshë Bollyëoodiane

Aktorja, Natalie Portman, luan rolin e një princeshe të Bollywoodit në video-xhirimin e të dashurit të saj, Devendra Banhart. Ylli i filmit, “V for Vendetta”, e cila që nga prilli i këtij viti po përjeton një lidhje dashurie me këngëtarin venezuelas të muzikës folk, paraqitet në video e veshur me kostume indiane. Gjatë klipit shfaqen skena të ndryshme të cilat përshkruajnë momentet e princeshës, ndërsa në fund karakteri i Natalisë rimishërohet në një oktapod.

24 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›