Atletiko Madrid, 20 milionë për Kuarezman
Rikardo Kuarezma mund të kthehet në kampionatin spanjoll. Për mesfushorin portugez, interesim ka shfaqur Atletiko Madrid. Sipas mediave turke, madrilenët janë të gatshëm t’i ofrojnë 20 milionë euro, edhe pse klubi i tij aktual, Beshiktas kërkon 30 milionë. Beshiktas e Atletiko kanë marrëdhënie të mira. Gjatë dimrit, Simao Sabrosa lëvizi nga klubi spanjoll drejt atij turk. Lëvizja e ish-futbollistit të Barcelonës, Portos, Interit e Çelsit mund të bëhet edhe më e mundshme nëse konsiderohet fakti se Beshiktas është i interesuar për sulmuesin Diego Forlan dhe një shkëmbim i këtyre dy lojtarëve është i mundshëm.