Abramovich ‘tradhtoi’ Villas-Boasin

Menaxheri i ri i Tottenhamit, Andre Villas-Boas ka thënë se ai “kurrë nuk do ta pranoj” shkarkimin e tij nga Chelsea duke akuzuar pronarin Roman Abramovich për shkelje të premtimeve në edicionin e kaluar.
Portugezi braktisi Chelsean nëntë muaj pas ardhjes në klub për shkak të rezultateve dëshpëruese në Premierligë.
“Respektoj vendimin e pronarit të Chelseas por kurrë nuk do ta pranoj atë. Ai shkeli premtimet që bëri kur më angazhoi në klub. Edhe pse Chelsea e përfundoi sezonin me dy tituj të fituar, në fillim askush nuk i besonte skuadrës që kishim krijuar”, deklaroi ai.