E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buffon, numri 10 i Juventusit ?

Portieri Gianluigi Buffon mund të jetë pasardhës i fanellës së famshme me numrin 10 të tashmë ish kapitenit të Juventusit, Alessandro Del Piero.

Ikona e Bianconerëve u largua këtë verë nga klubi pas 19 sezonesh të kaluara me gjigantin torinez, kurse kanë filluar spekulimet se kush do ta trashëgojë fanellën e tij. Fillimisht thuhej se ajo mund ti takojë të rikthyerit në klub, Sebastian Giovinco, ose mesfushorit Claudio Marchisio.

Mirëpo, e përditshmja sportive italiane Gazzetta dello Sport ka shkruar të enjten se portieri Buffon është kandidat i befasishëm dhe besohet se është i gatshëm ta lë numrin 1 për ta marrë 10-shen. Kjo besohet se është përpjekje e klubit dhe portierit për të shmangur mosmarrëveshjet në zhveshtoren e skuadrës rreth destinacionit të numrit 10 pasi do të lironte presionin për pasardhësin e Del Pieros.

Në rast se konfirmohet kjo, nuk do të jetë hera e parë që Buffon mban një numër të pazakontë për një portier pasi gjatë kohës së tij në Parma, ai mbajti numrat 88 dhe 77.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›