Bayerni ka mbaruar përforcimet

Drejtori ekzekutiv i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge ka njoftuar se klubi nuk do të bëjë përforcime tjera gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Gjiganti bavarez ka përforcuar radhët e veta me Xherdan Shaqirin, Danten, Mario Mandzukicin dhe Claudio Pizarron dhe Rummenigge beson se grupi aktual i futbollistëve është i mjaftueshëm për edicionin 2012/13.
“Kemi nga dy futbollistë për secilën pozitë, ky është ekipi jonë për sezonin e ardhshëm”, deklaroi Rummenigge për Bild. Bayerni e fillon sezonin e ri kundër Greuther Furth më 25 gusht.