Bundesliga ende s’ka filluar, Bayerni shiti të gjitha biletat

Bayern Munich nuk ka fituar asnjë titull në dy sezonet e fundit por kjo nuk ka ndalur tifozët fanatikë të blejnë çdo biletë në dispozicion për 17 ndeshjet e skuadrës në shtëpi në edicionin e ri të Bundesligës që fillon pas gjashtë javëve.
Bayerni njoftoi të mërkurën se ka shitur të gjitha biletat në stadiumin Allianz Arena me kapacitet prej 69 mijë ulëseve, përfshirë 40 mijë sezonale, dhe pret që audienca e plotë për takimet si nikoqirë të tejkalojë shifrën prej 1.1 milionë tifozëve.
Bundesliga ka shikueshmërinë më të madhe për ndeshje në botë me mbi 42 mijë spektatorë. Bayern, që humbi nga Chelsea në finalen e Ligës së Kampionëve në maj, po ashtu njoftoi se shitja e biletave sezonale u ndal në shifrën 39,500.
“Dua ti falënderohem tifozëve tanë për këtë interesim të jashtëzakonshëm. Kjo tregon lidhjen e fuqishme që kemi me tifozët”, deklaroi drejtori ekzekutiv i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge.