Abramovich kërkon shpjegime nga Villas Boas

Chelsea po kalon në një krizë të rezultateve, dhe natyrisht se përgjegjës në këto raste është trajneri. Për këtë, pronari i klubit, Roman Abramovich ka kërkuar shpjegime nga menaxheri Andre Villas Boas.
“Ishte i zemëruar me rezultatin, por është normale. Unë ia shpjegova, duke i thënë se nuk jam penduar. Unë e bëj më të mirën për Chelsean dhe mendoj se ishte formacioni i duhur”, ka thënë për ‘The Sun’, ish trajneri i Portos, taktikat e së cilit janë kontestuar shpesh nga lojtarët.
Miliarderi rus ka kërkuar shpjegim, sidomos për zgjedhjet e trajnerit në Ligën e Kampionëve.