E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenal, Championsin e ke tek dera

Në prag të derbit të madh të Londrës, ku do të takohen Arsenali dhe Tottenhami, pak fjalë i ka nxjerrë nga goja legjenda e ‘Topçinjve’, Thierry Henry, i cili sapo është rikthyer në New York, pas një aventurë të dytë të shkurtër, por me plot emocione tek ekipi i tij i zemrës, Arsenal.

Ylli francez mendon se ekipi i Arsene Wengerit e ka Ligën e Kampionëve tek dera, përkatësisht një vend që qon tek ky kompeticion për sezonin e ardhshëm, nëse ia del ta mposht rivalin e qytetit.

“Kur luaja për Arsenalin, gjithmonë arrinim përpara Tottenhamit në renditje. Mirëpo, këtë vit po ndodh e kundërta. Të dielën do të zhvillohet derbi dhe askush nuk dëshiron t’i humbasë ndeshjet e tilla. Në veçanti, këtë radhë tri pikët janë vendimtare”, deklaroi ish futbollisti i Juventusit dhe Barcelonës, sot në New York Red Bulls.

“Kampionati është mjaft i vështirë, por pozita e katërt është praktikisht në dyert e Arsenalit. Ekipi ynë do t’i zhvillojë disa ndeshje në shtëpi, të cilat duhet shfrytëzuar si është më së miri”, përfundoi ish përfaqësuesi francez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›