E Shtunë, 31 Tetor 2026

Historia e marrëdhënieve mes banorëve dhe pronarëve të fabrikës

Fabrika e çimentos në Fushë-Krujë ka qenë dhe mbetet një mollë sherri prej vitesh mes banorëve të zonës dhe pronarëve të saj. Tetë vjet më parë, fabrika u mor në administrim nga libanezët, gjë që krijoi një situatë konfliktuale me banorët e fshatit Zallë, në tokën e të cilëve është e ndërtuar fabrika 50-vjeçare. Pas ndryshimit të sistemeve në fillim të viteve ‘90, fabrika u shndërrua në një burim të mirë fitimi për banorët pranë saj. Ata shfrytëzonin çimenton e fabrikës për ta tregtuar dhe nxjerrë fitime, gjë që u ndërpre menjëherë pas privatizimit të saj. Madje, banorët u ankuan dhe për mospunësimin e tyre në fabrikë. Në dhjetor të vitit 2000, banorë të irrituar organizuan një atentat paralajmërues, pa pasoja dhe ndaj Kryeministrit të atëhershëm Ilir Meta, i cili po shkonte në fabrikë për një vizitë pune.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›