Abuzimet dhe privatizimet e dyshimta me letrat me vlerë në Shqipëri
Historia e pazbardhur e fondit “Anglo Adriatika” dhe e operatorëve të tjerë. Përdorimi i letrave me vlerë prej tetë vitesh, privilegj i bankierëve
Habjon Hasani
Vetëm nëntë muaj jetë patën letrat me vlerë në kontekstin e privatizimeve. Bëhet fjalë vetëm për një periudhë transitore në vitet ‘95-‘96, nga ku më pas çdo veprim me këto letra do të kryhej dhe do të menaxhohej nga një numër i vogël “duarsh”, që do të kontrollonin gjithçka. Në vitin 1997 procesi u ndërpre për më të shumtën e kohës, ndërsa në vitin 1998 operatore në tregun e letrave me vlerë ishin vetëm bankat dhe në të rrallë ndonjë firmë e licencuar si operatore. Në këtë treg, në vitin 1996, u licencua kompania “Anglo Adriatika”, e cila mblodhi bonot e privatizimit të 45 mijë kreditorëve me të cilat do të investonte në privatizimin e shumë ndërmarrjeve dhe do t’u kthente kreditorëve lekët me interes deri në vitin 2001. Kjo skemë “u dogj” në vitin 1997 për shkak të trazirave dhe drejtuesit e fondit kërkuan aktivizimin e skemës në vitin 1998, por drejtuesit socialistë kishin një plan të ndryshëm nga ai i Meksit. Megjithatë, sikurse koha e tregoi, drejtuesit e Anglo Adriatikës nuk ngelën pa gjë, ata përfituan nga qeveritë socialiste duke u “futur në sistem” nëpërmjet disa firmave dhe kompanive të tjera që i kishin krijuar pa shumë zhurmë.
Licencimi
Në vitin 2000 qeveria socialiste i dha fund ëndrrës që qytetarët të privatizonin dhe të ishin aksionerë me letrat e tyre me vlerë. Ky aktivitet, në mënyrë të habitshme u kthe në monopol të bankave dhe të ndonjë firme private tek-tuk, që gëzonte “simpatinë e qeverisë. Këtë e vërteton më së miri raporti i vitit 2000 i Komisionit për Letrat me Vlerë, i cili raporton qartazi operatorët në treg. “Një pjesë e rëndësishme të punës së Komisionit gjatë vitit 2000 ka zënë edhe aktiviteti i licencimit. Gjatë vitit 2000 Komisioni ka vazhduar të licencojë shoqëri tregtare dhe përfaqësues të tyre në veprimtarinë e tregtimit të Bonove të Thesarit në tregun sekondar. Dy shoqëri të reja (banka) kanë aplikuar për marrjen e kësaj licence (Banka Amerikane e Shqipërisë dhe Alpha Credit Bank), ndërkohë që Komisioni u ka rinovuar licencat njëvjeçare gjashtë shoqërive tregtare (Banka Ndërkombëtare Tregtare, Banka Kombëtare Tregtare, Banka Kombëtare e Greqisë, Dega e Tiranës, Banka e Kursimeve, Banka Italo-Shqiptare dhe shoqëria private MD&K, Sh.a.) dhe dymbëdhjetë përfaqësuesve tregtarë të tyre. Numri i shoqërive tregtare të licencuara jo banka ka qenë vetëm dy dhe aktiviteti i tyre ka qenë i kufizuar”, - njofton Komisioni në vitin 2000. Por sikurse rezulton, në këtë licencim, kanë qenë të gjitha subjektet banka dhe vetëm një kompani private, e cila ishte “MD&K”. Kjo kompani është në pronësi të zotit Pirro Kushi, i cili kishte qenë që nga viti 1996 deri në vitin 1998 drejtor i fondit të mbyllur “Anglo-Adriatika”. Një konflikt i pastër interesi në favorizimin e një ish-drejtori që kishte mbledhur mijëra bono privatizimi pa e deklaruar kurrë fatin e tyre!
Eliminimi
Ndërsa viti 2000 ishte vendimtar për licencimin e operatorëve, ky licencim ishte vetëm domen i bankave dhe i ndonjë kompanie në konflikt interesi, paralelisht atë vit u hap dhe Bursa e Tiranës. Kjo bursë nuk kreu kurrë asnjë funksion, e në fakt nuk kishte si ta kryente kur vetë filozofia e saj ishte përqendrimi dhe ekspozimi i aksionerëve të letrave me vlerë, por në fakt në treg operatorë kishin ngelur vetëm bankat. Bankat natyrisht nuk kishin nevojë për bursën, kështu që gjatë vitit 2000, në Bursën e Tiranës nuk u krye asnjë veprim. Këtë e vërteton dhe raporti i Bankës së Shqipërisë në atë vit. “Gjatë vitit 2000, në Bursën e Tiranës (si Departament i BSH-së) nuk u krye asnjë transaksion. Kjo ka ardhur kryesisht për shkak të ekzistencës së tregut sekondar për shitjen dhe blerjen direkte të bonove të thesarit midis bankave, mbështetur në rregulloren e Bankës së Shqipërisë që lejon tregtimin e Bonove të Thesarit në tregun mbi banka (OTC). Gjatë vitit 2000, për të tretin vit rresht, nuk u krye asnjë transaksion me obligacionet qeveritare. Shkaku vazhdon të jenë përsëri termat e pafavorshme të këtyre obligacioneve. Gjithashtu në Bursën e Tiranës ende nuk është kuotuar asnjë aksion i ndonjë shoqërie aksionere”, - raportonte Banka e Shqipërisë në vitin 2000. Prej tetë vitesh situata nuk ka ndryshuar aspak!
19 Dhjetor 2008