Abuzimet me faturat, banorët e Tiranës protestojnë
TIRANE- Familjarë të Tiranës vazhdojnë të denoncojnë abuzimet me faturat e energjisë elektrike. Kësaj here bëhet fjalë për afro 100 familje në zonën e Shkodës në periferi të kryeqytetit të cilët deklarojnë faturat afrofe tepër të larta që u vijnë cdo muaj , edhe pse janë pagues të rregullt me kontratë me OSSH-në.
Deklarimeve të këtyre banorëve u është bashkangjitur edhe paralajmërimi i tyre për grevë urie. Në solidarizim me këta banorë kanë qenë të pranishëm edhe kryetarja e njësisë bashkiake numer 1, Lindita Nikolli si dhe deputeti i Partisë Socialiste Ditmir Bushati.
“Kjo qeveri dhe ky kryeministër që kanë ndërtuar gjithë sistemin e tij qeverisës mbi kontrata që nuk i vlerëson. Derisa ka zhvlerësuar votën demokratike të popullit nuk ka se si të vlerësojë një kontratë.” u shpreh Nikolli.
“Jemi këtu për tu solidarizuar me gjithë këta banorë. Korrupsioni është thelluar, abuzivizmi është thelluar, varfëria ekstreme është thelluar dhe kjo shihet shumë qartë në këtë zonë” u shpreh deputeti socialist Bushati.
Banorët shprehen se e kanë të pamundur të paguajnë faturat e larta të energjisë elektrike edhe pse nuk janë debitorë ndaj OSSH-së. Ata kanë disa ditë që u është ndërprerë energjia elektrike edhe pse cdo muaj paguajnë rregullisht faturat.
(e.n/news24/BalkanWeb)