Librazhd, shpërthim në uzinën e armëve, dy të plagosur

Një shpërthim është dëgjuar pasditen e sotme në repartin e demontimit të municioneve në Librazhd ku për pasojë janë plagosur 2 persona. Ngjarja ka ndodhur në rrethinat e Librazhdit, në malin e Zgarës, në një punishte-uzinë, të demontimit të armëve ku shkaku i shpërthimi kanë qënë disa kapsolla.
Sipas informacioneve të plagosurit janë shtetasit Iman Boriçi dhe Hysni Xhorxhi të cilët janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjeksëore.
Ndërkohë mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe të mbrojtes të cilat kanë nisur hetimet për shkaqet e shpërthimit.