Socialistët protestojnë kundër qeverisë në Bilisht e Labinot
BILISHT- Protestat e opozitës kanë vijuar në qytetin e Bilishtit ku qindra banorë kanë protestuar për varfërinë, rritjen e cmimit të energjisë por edhe për largimet masive nga puna për shkak të politizimit të administratës lokale dhe qendrore. Deputeti socialist Arben Ahmetaj u shpreh se kjo është nj protestë për vjedhjen e votës nga e cila u prodhua një qeveri korruptive dhe indiferente ndaj halleve të popullit dhe po rrezikon integrimin e vendit në BE.
“Ne jemi vendi i fundit në Europë që nuk mund të lëvizim pa viza. Si ka mundësi që qytetarët e Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë, arrijnë të lëvizin në gjithë Europën pa viza dhe ne jo. Europa nuk ka për të na ofruar dot liberalizim të vizave përderisa ky njeri i korruptuar , gënjeshtar, përbuzës ndaj vendit të vet do vazhdojë të drejtojë qeverinë.” u shpreh Ahmetaj.
Ndërkohë protestat e socialistëve janë zhvilluar edhe në Labinot të Elbasanit ku banorët e dy komunave rrezikojnë të mbeten pa ujë si shkak i dhënies me koncension të burimit të vetëm të ujit që përdoret si për të pirë, ashtu dhe për vaditje në Labinot Mal dhe Labinot Fushë.
(e.n/News24/BalkanWeb)