Stadiumi "Euro 2012" mund të mbajë emrin e Kaczynskit
VARSHAVë - Një shesh në qytetin Sieradz, një rrugë në qytetin Kielce dhe ndoshta stadiumi i ri kombëtar që po ndërtohet në Varshavë për kampionatin e futbollit "Euro 2012" do të mbajnë emrin e presidentit të ndjerë Lech Kaczynski, i cili humbi jetën në tragjedinë ajrore të 10 prillit, pranë Smolenskut në Rusi.
Në Sieradz, Polonia qendrore, vendimi është marrë disa ditë më parë dhe është konfirmuar në faqen e internetit të Cezary Tomczyk, deputet i partisë "Platforma Civile" e kryeministrit Donald Tusk.
Në Kielce, në jug të Polonisë, propozimi për emërimin e një rruge me emrin e presidentit u dha dy ditë pas tragjedisë nga presidenti i Këshillit bashkiak, vendim i cili u miratua sot. "është një homazh për një polak të madh që e dedikoi jetën e tij për të mbajtur gjallë identitetin e polakëve dhe krenarinë e tyre kombëtare", thuhet në deklaratën e sotme të Këshillit bashkiak të qytetit.
Ndërsa propozimi për emërimin e stadiumit të ri të Varshavës u dha pak pas tragjedisë nga tabloidi "Fakt" dhe u mbështet, veç lexuesve, edhe nga një grup prej më shumë se 2000 personash në faqen e famshme të internetit "Facebook". Zëdhënësi i "Euro 2012 Polska", Juliusz Gluski, deklaroi sot se "kjo iniciativë është e vlefshme por ende e parakohshme".
(e.n/ansa/BalkanWeb)