E Diel, 1 Nëntor 2026

Zanier: I gatshëm të ndërmjetësoj bisedimet Serbi-Kosovë

PRISHTINE- Shefi i misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Lamberto Zanier deklaron se është i gatshëm të jetë në rolin e ndërmjetësit në bisedimet mes serbëve dhe kosovarëve për cështjet teknike , nëse do ti kërkohej një gjë e tillë.

Zanier tha se UNMIK-u po provon të përgatisë procesin e dialogut në një nivel të ulët dhe në shkallë praktike për të arritur përparime në fusha të caktuara, në veçanti në veri të Kosovës.
Shefi i UMNIK-ut shfaqi shqetësimin e tij në nismat për veriun e Kosovës , të cilat sic tha ai mund të shkaktojnë trazira nëse nuk janë paraprakisht të përgatitura. Zanier tha se përderisa pritet ende një vendim i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, cdo gjë është e komplikuar.

Lidhur me strategjinë e Kosovës për integrimin e veriut, Zanier tha se ky element gjendet në raportin e Sekretarit të Përgjithshëm që u është dorëzuar anëtarëve të Këshillit të Sigurimit.
“Duke mos pasur një paragjykim për strategjinë, ajo që po them është se unë i shikoj nismat që dalin nga strategjia dhe i gjykoj ato nga ndikimi që kanë” tha Zanier.

Ai theksoi gjithashtu se përparimi në veri bëhet përmes nismave transparente të përgatitura më parë.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›