Perplasjet, deshtojne hetimet polici-prokurori
Konflikti institucional midis prokurorise dhe policise con ne organin e akuzes ministrin e Brendshem, Bujar Nishani. Kreu i dikasterit blu ka zhvilluar dje, rreth ores 10:00, nje takim me Kryeprokuroren e sapozgjedhura nga parlamenti, Ina Rama. Qellimi i bisedes, qe zgjati 45 minuta ne zyren e kreut te organit te akuzes, ka qene shkrirja e akujve mes dy institucioneve qe ka mbizoteruar vitet e fundit dhe deshtimi i hetimeve per disa prej dosjeve. Kete e ka bere te ditur edhe vete Nishani gjate fjales se tij, ku ka permendur rritjen e profesionalizmit ne Policine Gjyqesore dhe ndryshimin e imazhit, per te mos lejuar me deshtimet e dosjeve, apo perplasjet mes institucioneve. Sipas zedhenesit te prokurorise, Agim Neza, teme e takimit ka qene edhe lufta kunder krimit te organizuar dhe trafiqeve. Por objekt i diskutimit eshte bere edhe hetimi i perbashket per te goditur korrupsionin e zyrtareve dhe hetimet ne fushen e krimit ekonomiko-financiar. Kryeprokurorja Ina Rama ka folur per problemet ne Policine Gjyqesore dhe rritja e cilesise se sherbimit. “Behet fjale per problemet e hasura gjate hetimeve te ceshtjeve dhe ekzekutimit te vendimeve penale”, tha zedhenesi Neza, pas takimit. Dy kreret e institucionit mesohet se kane diskutuar edhe per gjetjen e metodave efikase per rregullimin dhe funksionim ne menyre sa me te mire te seksioneve dhe sherbimeve te policise gjyqesore prane prokurorise, duke sjelle ne kete menyre edhe shmangien e perplasjeve institucionale.
R.Caushaj
Withers-Rames:“Luftoni krimin e organizuar dhe korrupsionin”
Po gjate dites se djeshme, Kryeprokurorja Ina Rama ka pritur ne nje takim ne zyren e saj edhe ambasadorin e Shteteve te Bashkuara ne Shqiperi, John L.Withers II. Biseda dypaleshe ka nisur ne oren 11:00, menjehere pas takimit te Kryeprokurores me ministrin e Brendshem, Bujar Nishani. Mesohet se perreth 30 minuta eshte diskutuar per bashkepunimin e metejshem midis Prokurorise se Pergjithshme dhe Departamentit te Drejtesise ne SHBA per luften kunder krimit te organizuar, trafiqeve dhe korrupsionit. Objekt i bisedes mesohet te jene bere edhe dosjet qe permbajne hetime te perbashketa dhe mbeshtetjen per te perfunduar investigimin e dosjeve kunder zyrtareve te larte. Gjithashtu, Withers premtoi asistence teknike dhe trajnime te prokuroreve.