Droge ne ish-Bllok, kapet 22-vjecari
TIRANE - Nje 22-vjecar i dyshuar si shperndares i lendeve narkotike, ne zonen e ish-Bllokut ne Tirane, eshte arrestuar nga agjentet e antidroges me 117 gr hashash. Burime zyrtare thane se Brunildo Mucollari u ndalua dy dite me pare, ne afersi te shkolles “Edith Durham”, ne nje nga zonat me te populluara te kryeqytetit. Policia ka ushtruar dhe nje kontroll ne banesen e te riut, duke gjetur dhe 117 grame kanabis sativa. Burime policore thane se ishin marre me pare informacione ne lidhje me aktivitetin e 22-vjecarit, por eshte mbajtur ne vezhgim deri ne momentin kur eshte kapur ne flagrance. Dyshohet se Mucollari shperndante lenden narkotike ne lokalet ne zonen e ish-Bllokut.
A.C