E Diel, 1 Nëntor 2026

Abuzimet me naften dhe dietat gjobiten gjyqtaret

Kryetari i Gjykatës së Krimeve të Rënda ka ndëshkuar me gjoba abuzuesit e kësaj gjykate. Behet fjalë për abuzimet me naftën dhe dietat e gjyqtarëve dhe të administratës. Pasi është bërë një analizë auditi kanë dalë në pah edhe shkeljet e kryera për të cilat kreu i kësaj gjykata ka marrë edhe masa. Burime konfidenciale të “abc neës” bënë më dije se mes të gjobiturve janë edhe ish-kryetarja e krimeve të rënda dhe ish- kancelari i kësaj gjykate. Në jo pak raste në Gjykatën e Krimeve të Rënda gjyqtarët rezultonin në séancë gjyqësore por në të vërtetë ndodheshin jashtë shtetit shqiptar apo edhe anasjelltas. Po ashtu keqpërdorimi i naftës si një nga akseset e administratës publike ka bërë që të verifikohet përdorimi i saj nga të gjithë punonjësit e gjykatës të cilët e kanë këtë akses. Nga burime konfidenciale të “abc news” mësohet se të gjithë ata që kanë abuzuar në përdorimin e naftës së shtetit por edhe të dietave do të detyrohen të kthejnë mbrapsht vlerën monetare të shpërdorura. Megjithë masat e marra nga kreu i kësaj gjykate bëhet e ditur se ende nuk është vënë në dijen Ministria e Drejtësisë për masat ndaj gjyqtarëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›