E Shtunë, 31 Tetor 2026

I nxehti afrikan ne Shqiperi

Fundjava ka sjellë një rritje të ndjeshme të temperaturave që do të vijojnë edhe përgjatë këtyre ditëve. Sinoptikanët paralajmërojnë të martën e të mërkurën si ditët më të nxehta të kësaj jave, ku temperaturat do të arrijnë deri në 39 gradë celcius. Ndërsa 15 ditëshi i parë i korrikut do të jete periudha më e nxehtë e stinës së verës.

Shqipëria është pushtuar nga i nxehti afrikan. Metëorologët paralajmërojnë rritje të temperaturave deri në 40 gradë celcius. Aktualisht temperaturat më të larta po i përjeton Greqia dhe Jugu i Italisë, ndërsa vendi ynë ndodhet në periferi të valëve të nxehta afrikane.
Rritja e temperaturave këtë javë do të kulmojë ditën e martë dhe të mërkurë, të cilat do të jenë edhe më të nxehtat e kësaj jave.

Për të gjithë ata që po planifikojnë pushimet, sinoptikanët shprehen se qershori do të vazhdojë me këto temperature ndërsa 15 ditëshi i parë i korrikut do të jetë edhe periudha më e nxehtë e kësaj stine.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›