Fier prokuroria procedim penal per 7 zyrtare

Prokuroria e Fierit ka nisur procedimin penal për shtatë zyrtarë të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Fier. Të akuzuar për korrupsion, shtatë zyrtarët do të qëndrojnë në burg ndërsa gjykohen. Ndaj titullarit të institucionit është caktuar masa ndaluese e pezullimit të ushtrimit të një detyrë a shërbimi publik, pasi dyshohet se ka konsumuar veprat penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funskione publike”. Nga ana e prokurorisë dyshohet se drejtues dhe anëtarë të komisionit për paisjen me patenta, në kundërshtim me detyrën kryejnë veprime abuzive, që konsistojnë në dhënien e lejeve për drejtim automjeti shtetasve të ndryshëm kundrejt përfitimeve të paligjshme.