Aksident ne superstrade kamioni shtyp te moshuaren
Një aksident automobilistik me pasojë vdekjen e një të moshuare ndodhi në orët e pasdites në aksin rrugor Elbasan-Peqin në fshatin Vidhas. Një kamion me targë BR 5528 A ka përplasur një grua të moshuar ende e pa identifikuar, e cila në atë moment ka tentuar të kalojë rrugën. Me gjithë frenimin e shoferit, gruaja është përplasur duke u përfshirë nën rrotat epasme të kamionit. Për të ndjerën nuk ka pasur asnjë mundësi shpëtimi. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe ekspertët të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Policia ka ndaluar drejtuesin e kamionit i cili do të merret në pyetje për rrethanat e përplasjes. Sipas të dhënave paraprake mendohet se ka qenë këmbësorja ajo që ka tentuar të parakalojë rrugën por nuk ka mundur e është përplasur me kamionin. Gjithsesi policia po punon për të përcaktuar edhe shpejtësinë e automjetit në çastin e aksidentit. F.S.