Abuzimet me pagat e naftetareve, nen hetim dy zyrtare te ndermarrjes
KUCOVE- Ndermarrja e Prodhimit te Naftes ne qytetin e Kucoves, dyshohet te jete perfshire ne nje skandal abuzimi me pagat e punonjesve. Disa ish-punetore fiktive, qe tashme pritet te percaktohet nese kane qene te tille, dyshohet se kane perfituar paga per nje periudhe disa mujore nga ana e ndermarrjes. Per kete ceshtje do te perballet me hetimet, vete shefi i sektorit te prodhimit te naftes, Romeo Harizi dhe pergjegjesi i sektorit te naftes, Arben Musagalliu. Shefi i sektorit te prodhimit mesohet se dhe me pare eshte hetuar per nje ceshtje te tille, qe eshte mbyllur, pasi hetimet nuk nxoren ne drite abuzimet e dyshuara. Burime nga Prokuroria e Beratit, bene me dije se ky organ eshte ne fazen e permbledhjes se provave materiale ne lidhje me dyshimet e hedhura nga agjentet e krimit ekonomik, rreth faktit se disa persona kane perfituar nga ana e Ndermarrjes se Prodhimit te Naftes paga te paqena. Nje muaj me pare, prane zyres se Krimit Ekonomiko-Financiar, mberriten informacionet e para se disa persona, pa qene punonjes te ndermarrjes, merrnin paga ne menyre te rregullt. Agjentet e antikrimit mesohet se kane bere hetimet e para dhe tashme kjo ceshtje i kaloi prokurorise. Grupi hetimor ka bllokuar diten e djeshme gjithe bazen materiale te borderove te ndermarrjes. Dyshimet e para hedhin drite mbi faktin se me shume se dy persona per nje periudhe disa mujore, merrnin paga ne menyre te padrejte.
E. Hazizolli
E. Hazizolli