Dhermi, 150 kg droge prane Kishes
Vlore- Telefonata ne sallen operative zbulon nje sasi prej 150 kg bime narkotike kanabis sativa. Droga ka qene ne gjendje te presuar dhe e sistemuar ne tre canta. Efektive te kufirit, pas disa sinjalizimeve per rishfaqje te trafikut ne zonen e Dhermiut, kane nisur krehjen e zones dhe kontrollet e imtesishme ne bregdet. Pas disa oresh kontrolli, eshte bere e mundur ne afersi te Kishes se Dhrakes, buze detit te zbulohen tre cantat me nga 50 pako secila, nje kilogrameshe.
Policia sekuestroi tre cantat dhe verifikoi lenden qe gjendej brenda tyre. Burime zyrtare thane se dyshohet se droga mund te kete pasur destinacion Greqine, ndersa nuk eshte evidentuar asnje mjet lundrues ne afersi te zones ne fjale. Efektive te kufirit kane krehur te gjithe territorin, por s'kane mundur te evidetojne asnje skaf apo gomone te paligjshme ne ujerat e Jonit. Gjithsesi zyrtare te policise bene me dije se eshte bere shoqerimi i disa personave si te dyshuar, por nuk ka ende ndonje te ndaluar si pronar i mallit apo trafikant. Operacioni mesohet se ka nisur ne oret e para te mengjesit dhe ka zgjatur deri ne oret e pasdites, kur ka perfunduar procesi i verifikimit, kontrollit te vijes bregdetare dhe marrjes ne pyetje te te dyshuarve.
Deri ne oret e mbremjes, policia nuk ka mundur te ndaloje asnje person, edhe pse shoqerimet kane qene te shumta. Sasia e droges i ka kaluar eksperteve se bashku me cantat dhe ambalazhin. Hetimi po kryhet nga sektori i Krimit te Organizuar ne Policine e Vlores. Burime zyrtare shpjeguan se ka disa emra te dyshuarish si trafikante dhe pritet qe ne oret e mevonshme, te kryhen ndalime. Po keto burime bejne me dije se te shoqeruarit jane nga zona e Dhermiut dhe Vlores, ndersa hetimet dhe kontrollet ne zonen bregdetare nuk jane nderprere.
Ornela Hila