"Djalin, na e vrau mafia"
Bardhyl Bejko
Ksamil- Nje emigrant shqiptar i arrestuar ne Greqi per trafik droge, eshte gjetur i pajete ne burgun e sigurise se larte Koridhalos ne Athine, pak dite me pare. Por hijet e dyshimit bien mbi nje vrasje te paramenduar dhe organizuar, me qellim eliminimin e Fatmir Orucit, 25-vjec, banues ne Ksamil te Sarandes. Familja e te ndjerit dje, ka percjelle per ne banesen e fundit djalin qe mberriti i pajete nga Greqia, ndersa ka hedhur akuza te forta per nje krim mafioz, pasi te dhenat flasin per nje helmim te porositur sepse Fatmiri kishte rrefyer trafikantet dhe kerkoi rigjykim.
Te pikelluar ne kulm, prinderit e Fatmirit, Hetem dhe Sofia Oruci, motra Lida dhe xhaxhai Haxhiu, nuk gjejne fjale per te pershkruar ate qe ka ndodhur. Pas burgosjes ne Shqiperi per nje vjedhje, sapo doli nga burgu i Rrogozhines, Fatmiri qendroi vetem disa dite ne familje. Ne muajin qershor te vitit 2006, u nis me nje autoveture te mbushur me hashash per ne Athine. Nisur me porosi, ai bente shoferin dhe korrierin e droges. Trafikantet qe e derguan per te derguar "mallin" ne destinacion, e udhezuan si te vepronte. I dhane telefonat dhe ndiqnin itinerarin e levizjes ne cdo ore. Xhaxhai i te ndjerit, Haxhi Oruci, permes loteve rrefen se ata i kerkuan te merrte me vete, vec "mallit", edhe nje "Kallashnikov", qe ta kishte per cdo te papritur. "E udhezuan se nese i dilnin perpara police greke, te qellonte dhe te mos dorezohej. Por pa mberritur ne Athine, nje postbllok policie e ndaloi", rrefen xhaxhai per "KJ" ngjarjen. Sapo policet u afruan, Fatmiri ka nxjerre automatikun dhe zbrazi bresheri kunder policeve, ndersa vetem jeleket antiplumb i shpetuan. Pasi shpertheu postbllokun e pare, nje fugon tjeter policie e ndali. Kur pa se nuk mund te shmangej, hodhi armen dhe iu dorezua policise. Ketu filloi kalvari i vuajtjeve te Fatmirit, i cili u dergua menjehere ne burg. Ne sallen e gjyqit u pyet se nga ishte nisur dhe cilet ishin bashkepunetoret e tij, si dhe personat qe do te prisnin drogen ne Greqi. "Por Fatmiri kishte bere nje betim, se nuk do te hapte goje. E mori pergjegjesine mbi vete, pa treguar asnje emer. Nje vit me vone, i penduar i kerkoi avokatit mbrojtes te rifillonte gjyqi nga e para, se ai nuk kishte treguar te verteten", rrefen nena, Sofia. Sipas saj, Fatmiri kerkoi qe ne nje seance gjyqesore, te tregonte cilet e kishin nisur ne Greqi dhe cili ishte roli i tij ne kete trafik droge. Kur avokati nisi procedurat per rihapje te gjyqit, filluan sipas familjareve, edhe peripecite e 25-vjecarit. "Ai u kercenua se nese do te fliste, do te zhdukej dhe per kete ishte i paralajmeruar qe ne fillim. Iu dergua porosia te mbyllte gojen nese donte te jetonte", rrefen e ema per "KJ", duke kerkuar zbardhjen e ngjarjes dhe drejtesi.
"E kane bere ata, qe e donin te vdekur Fatmirin"
Prinderit shpjegojne se folen me Fatmirin ne daten 9 prill. "E pyetem per shendetin dhe na tha se ndihej mire. Po kishte disa shqetesime kohet e fundit. Nuk kemi pasur asnje mundesi te shkojme per ta takuar. Nuk kishim as vize dhe as para. Ishte larg dhe une kisha tre vjet qe nuk e kisha pare", thote per "KJ" babai, Hetemi. Familja priste rigjykimin e ceshtjes, por ndodhi e kunderta. "Mora mandatin se kishte vdekur. Jo ne rruge zyrtare. Me njoftuan njerezit e mi, kusherinjte qe punojne ne Greqi. Mbeta i habitur se djali dy dite me pare ishte mire dhe papritur u dergua ne spital, ku edhe vdiq. Une dhe femijet e mi jemi te paqarte. Pse u semure, nga se dhe si ?. E vrane apo u vetevra?", pyet babai i te ndjerit, qe ende nuk ka mesuar rrethanat e ngjarjes. Te dhenat flasin per nje helmim te porositur. "E kane vrare ata qe e donin te vdekur, duke e helmuar. Kishte faj dhe le ta vuante ne burg. Por une nuk jam aspak i qarte, perse me vdiq djali. Kam dhimbje se me iku ne moshen e rinise", thote Hetemi i perlotur.
Kerkohen sqarime, nga burgjet dhe ambasada
Askush ne familjen e varfer Oruci, ne Ksamil te Sarandes, nuk mund te thote se cili eshte varianti i vertete i vdekjes se djalit te tyre. Te gjithe kerkojne sqarime nga Drejtoria e Burgjeve ne Greqi, nga Amabasada Shqiptare ne Athine, por edhe nga shteti shqiptar. Ne deshmite tronditese te atyre, qe e sollen Fatmir Orucin ne arkivol nga burgu i Koridhalos, familjare te tij ne Ksamil, akuzojne se djali i tyre nuk ka vdekur ne menyre natyrale. Ai eshte vrare sipas tyre, me porosi te mafies qe ketej dhe atyre, qe ishin bashke me te ne te njejtin burg. Frika se autoret do te evidentoheshin beri qe dikush te hiqte qafe Fatmirin, ne rrethana ende te paqarta. "Ai nuk eshte vetevrare dhe as ka vdekur nga semundjet, por e kane vrare qellimisht", akuzojne familjaret te bindur.