Vrasje në Tiranë, ekzekutohet 22-vjeçari nga Berati
Një 22-vjeçar ka humbur jetën në Tiranë, pasi është qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 dhe viktima është i riu Alfred Gjata nga Tirana. Sipas burimeve të policisë, ai ka pasur përplasje me disa persona, që kanë çuar në këtë ngjarje. 22-vjeçari është qëlluar me armë në trup. Megjithatë, ai ka mundur që të shpëtojë gjallë nga sulmi dhe të drejtohet drejt qendrës spitalore numër 2 të kryeqytetit “Nënë Tereza”. Edhe pse ai ia ka dalë që të mbërrijë në spital, nuk ka arritur që të mbijetojë. Ai është paraqitur në spital me plagë në trup, të shkaktuara nga plagosja me armë të tipit pistoletë “TT”. Bluzat e bardha i kanë dhënë atij ndihmën e parë, por plagët e marra në trup dhe humbja e madhe e gjakut i kanë shkaktuar atij vdekjen. Menjëherë, në spital kanë shkuar edhe forcat e policisë, të cilat kanë nisur nga puna për zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Informacionin për ngjarjen e ndodhur, uniformat blu e kanë marrë nga burimet spitalore, të cilat kanë lajmëruar se aty ndodhej një i ri, i cili kishte marrë plagë zjarri. Është ngritur një grup hetuesish, të cilët kanë filluar menjëherë nga puna për të zbardhur këtë ngjarje. Sipas burimeve të policisë, i riu ka pasur një përplasje me disa persona, e cila ka çuar edhe në ekzekutimin e tij. Policia po punon për të zbardhur shkaqet e kësaj përplasjeje. Po hetohen disa pista, si ajo e motiveve të dobëta, por edhe e konflikteve të tjera të mundshme që mund të ketë pasur i riu.