E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia padit Dobjanin

Policia e Shtetit ka paditur ne organin e prokurorise Avokatin e Popullit, Ermir Dobjani. Lajmin e bejne te ditur burimet policore zyrtare, ku sipas tyre Dobjani duhet te jape llogari per akuzen e bere ndaj policise se Shkodres per ushtrim dhune. Dobjani eshte paditur dhe per nderhyrje te padrejte ne hetim si dhe per prishje te hetimeve. Rihapja e nje vrasje te vjeter ne Shkoder per gjakmarrje, ka bere qe policia te vazhdoje hetimet per vrasjen e nje personi dhe plagosjen e 4 te tjereve. Sipas policise hetimi i kesaj ngjarje eshte penguar ne menyre te drejteperdrejte nga Avokati i Popullit dhe komisioneret e tij duke nderhyre arbitrarisht ne momentin kur te dyshuarit ishin duke u marre ne pyetje. Pas ketij momenti, Dobjani ka marre ne pyetje personat e shoqeruar ne lidhje me trajtimin e tyre.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›