Asnje e dhene per Kryeziun
Pista e re e policise se Tiranes per zhdukjen e Ismet Kryeziut eshte zhvendosur ne Kosove. Sipas policise Kryeziu nuk ka marre, apo bere asnje telefonate te dyshimte apo kercenuese dhe keshtu qe hetimi ka vazhduar mbi nje borxh prej 40 mije eurosh ndaj nje bisnesmeni nga Prishtina. Burimet prane policise se shtetit u shprehen se eshte vendosur te kerkohet ndihma e autoriteteve kosovare, nese Kryeziu ka mberritur ne Kosove dhe me ke eshte takuar. Perballe nje situate te tille policia nuk mund ta klasifikoje si rrembim largimin e kryeziut, per shkak se nuk ka asnje prove qe ta vertetoj kete gje. Ismet Kryeziu njihet si nje eksponent i U.C.K-se, i cili ka ardhur ne Shqiperi mbas viti 1991 dhe eshte marre me pergatitjen e ushtareve per ne luften e Kosoves. Ai njihej si mik i ngushte i Remzi Hoxhes dhe ky i zhdukur ne vitin 1996, zhdukje e cila eshte ende ne hetim nga prokuroria e krimeve te renda.