E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafikonin klandestinë, përfundojnë në pranga

Autori i Lajmit: red.
Dy persona kanë rënë në pranga nën akuzën e trafikimit klandestin të qenieve njerëzore. Seksioni i Luftës kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër ka bërë të mundur arrestimin e Zeni Nasit, banues në Përmet dhe Flerimond Sulkës, banues në Skrapar. Burime nga policia bëjnë të ditur se një ditë më parë, të dy të arrestuarit janë kapur në flagrancë në aksin rrugor Përmet-Çarshovë, duke ndihmuar në mënyrë të paligjshme 8 persona nga rrethe të ndryshme të vendit, për të kaluar kufirin shqiptar për në tokën greke, kundrejt fitimit prej 800 euro për person. Të njëjtat burime bënë të ditur se ata u shoqëruan në Policinë e Gjirokastrës dhe, pas marrjes në pyetje, policia i arrestoi dje të dy personat, pasi dyshon se ata janë pjesë e një trafiku klandestinësh që ka bazë më të gjerë se qyteti i Gjirokastrës. Në bazë të veprimeve hetimore dhe proceduriale, rezultoi se autorët e kësaj vepre penale, konkretisht dy shtetasit e arrestuar, do të merrnin gjithsej 6.400 euro. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme, lidhur me veprën penale të “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, mbetur në tentativë”.
Ky lajm është publikuar: 28/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›