Abuzimet me të miturit, nis gjyqi për mjekun e klinikës ABC
Autori i Lajmit: red.
Është lexuar dje kërkesa për gjykim e shefit të klinikës ABC, Guy Eshelman. Gjykimi i tij ka startuar vetëm ditën e djeshme, edhe pse procesi ka nisur që kohë më parë. Seancën e kaluar avokati i tij kërkoi mbylljen e çështjes, pasi i pandehuri është lënë që të dëshmojë dhe nuk është ndërprerë ndërkohë që është konstatuar se ai kishte konsumuar vepër penale. Por kjo kërkesë paraprake është rrëzuar nga gjyqtari, i cili ka hapur procesin dhe ka kërkuar leximin e kërkesës për gjykim. Hetimet për anglezin nisën menjëherë pas një deklarate të tij të dhënë në gjykatë ku pohoi se ishte në dijeni të abuzimit seksual me të miturit. Por prokuroria pa të dyshimta raportet mjekësore ku fëmijët përshkruheshin pa probleme në një kohë që të miturit rezultonin të abuzuar. Po gjatë këtij procesi doli në dritë një raport impotence për Xhon Devid Braun e firmosur nga klinika, pavarësisht se egzaminimet e bëra nga ekipi shqiptar nuk flisnin për një gjë të tillë. Klinika ABC gjendet fare pranë ndërtesës, ku të miturit strehoheshin në qendrën “Fëmijët e tij”, që prej skandalit të bërë publik, e mbyllur nga autoritetet. Administratori i kësaj qendre Xhon Devid Braun u dënua pak muaj më parë me 20 vjet burg dhe u shpall person i padëshiruar në Shqipëri. Ndërkaq një gjykatëse tjetër po drejton procesin ndaj dy të akuzuarve të tjerë për pedofili, Robin Arnold dhe Dino Kristodulu, të ekstraduar nga Londra për të njëjtin skandal.
Ky lajm është publikuar: 15/04/2009