Plagosi Denis Dollapin arrestohet pas aksidentit
TIRANE - Rreth 7 muaj me pare nje adoleshent u godit me thike ne zemer pas nje konflikti ne mes te Tiranes mes anetareve te dy grupeve te muzikes rep. Denis Dollapi mbeshtetes i kengetarit Arkimed Lusha i njohur si Stresi u sulmua nga tre persona te grupit rival OTR qe jane ne mbeshtetje te kengetarit tjeter Rigels Rajku i njohur si Noizy. Te rinjte tentuat ta vrasin adoleshentin me thika por Denis Dollapi mbijetoi edhe pse ende nuk arrin te flase dhe te levize nga krevati ne spital. Per kete ngjarje Policia e Tiranes arrestoi gjate nje operacioni te koduar OTR dy vellezerit Bexhet dhe Rigers Kruda 20 dhe 21 vjec. Diten e djeshme duke shfrytezuar paraqitjen e tij ne spital ne gjendje te plagosur policia arrestoi edhe autorin e trete te plagosjes se rende te Denis Dollapit. Sipas policise i arrestuari eshte 20-vjecari Orjal Brahim Alla. Nje aksident qe ai kishte pesuar mengjesin e djeshem e detyroi qe te mjekohej ne Spitalin Ushtarak ku u zbulua dhe u arrestua me pas nga oficeret e Krimeve te Renda te Policise se Tiranes. Burime zyrtare nga policia thane se tre personat e arrestuar per sulmin ndaj 19-vjecarit Denis Dollapi akuzohen se kane kryer vepren penale te vrasjes me dashje te mbetur ne tentative e kryer ne bashkepunim. Ngjarja per te cilen ata akuzohen ka ndodhur me 25 prill 2010 kur sherri mes te rinjve ka nisur fillimisht ne nje lokal prane gjimnazit Sami Frasheri dhe ka perfunduar ne bulevardin Zogu i Pare kur eshte goditur dhjetera here me thike Denis Dollapi. Dy palet kishin nje lufte te hapur mes tyre fillimisht neper kenget rep qe kendonin grupet me lideret perkates Noizy dhe Stresi qe me pas kaloi me fyerje ne Facebook madje edhe kercenime me arme. Disa jave pas kesaj ngjarjeje Jetnis Dollapi kusheriri i te plagosurit Denis Dollapi per te marre hakun e tij qelloi me arme perballe Pallatit te Kongreseve kur pritej te zhvillohej nje koncert ne te cilin merrnin pjese edhe Stresi edhe Noizy. Per kete arsye ai ndodhet ende ne qeli ndersa policia per ate ngjarje shoqeroi edhe dy kengetaret per te cilet kishte nisur konflikti mes fansave.