E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abuzimet nen hetim zyrtaret

Librazhd- Akuzohen per falsifikim te vulave te ndermarrjes se Ujesjellesit, nis procedimi penal per dy persona nga Librazhdi. Seksioni kunder Krimit Ekonomiko-Financiar ne Elbasan ka filluar procedimin penal ndaj Kastriot Gurra, 31 vjec dhe Rrapush Bahiti, 51 vjec, me banim ne Librazhd. Ata akuzohen se ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane falsifikuar vulat e ndermarrjes Ujesjelles-Kanalizime ne qytetin e Librazhdit. Megjithese policia nuk jep me shume detaje per kete rast, mesohet se denoncimi per perdorim te dokumenteve ka ardhur nga Bashkia Librazhd, e cila ne baze te vendimit te Qeverise duhet te administroje ujesjellesin. Megjithekete mesohet se ne zgjedhjen e bordit te ndermarrjes perfaqesuesit kane evituar emrin e kryetarit te bashkise, i cili mesohet te kete reaguar ne nje denoncim ndaj drejtuesit aktual te bordit, Gurra. Nderkohe drejtori i ri i Ujesjellesit eshte zgjedhur Haki Kryeziu. Konflikti mes institucioneve ne Librazhd vazhdon prej kohesh dhe shkaku eshte politik. Pas zgjedhjeve vendore te 2007, Keshilli Bashkiak i ketij qyteti u kthye ne molle sherri me grupe paralele.

F.S.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›