E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan/ Zjarri ne ullishta, kapet autori

Akuzohet se dogji 250 rrenje ullinj, ne pranga autori. Policia e Elbasanit ka arrestuar ne flagrance rreth ores 22:00 te se enjtes Kujtim Danin, 42 vjec, banues ne

lagjen "28 Nentori", pasi ai akuzohet per renien e zjarrit ne siperfaqen e ullishtave. Dani mesohet se i ka vene zjarrin disa mbeturinave qe kishte mbledhur ne token e tij pa menduar se flaket do te perhapeshin me shpejtesi duke perfshire ullishtat. Mesohet se demi i zjarrit te nje dite me pare eshte 1,5 hektare siperfaqe e djegur dhe 42 vjecari do te perballet me akuzen shkaterrim i prones me zjarr. Gjate marrjes ne pyetje i dyshuari eshte shprehur se ka qene nje pakujdesi e tij dhe se nuk kishte vepruar qellimisht.

F.S.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›