E Diel, 1 Nëntor 2026

Abuzimi, familjarët kërkojnë dënim maksimal për 18-vjeçarin



Në një gjendje të rëndë shëndetësore dhe psikologjike, fëmija 4-vjeçar i abuzuar seksualisht nga kushëriri i tij 18-vjeçar është sjellë me urgjencë në Spitalin e Pediatrisë në Tiranë. Ndërkohë, familjarët e fëmijës 4-vjeçar, i cili u bë objekt i një abuzimi seksual dy ditë më parë, veprim i kryer nga kushëriri i tij, kërkojnë dënim maksimal për autorin. Madje, tepër i irrituar për atë që i ka ndodhur vogëlushit të tij, babai Iliaz Halili i kërkon drejtësisë “burgim të përjetshëm” për 18-vjeçarin që mban të njëjtin mbiemër me të. “Kërkoj nga drejtësia burg të përjetshëm për autorin. Nuk kemi dëgjuar kurrë më parë një rast si ky”, - u shpreh Iliaz Halili, mjaft i revoltuar dhe i shokuar në të njëjtën kohë për atë që i ka ndodhur djalit të tij. Sapo ka mësuar ngjarjen, babai i 4-vjeçarit është nisur urgjent nga Greqia, ku ndodhet emigrant prej kohësh, drejt Tiranës për t’iu gjendur pranë vogëlushit të tij. Vetë të afërmit e familjes Halili e kanë dëgjuar historinë që tronditi jo vetëm ata, por gjithë Peshkopinë, nga goja e vogëlushit 4-vjeçar, i cili ka fiksuar çdo veprim të kryer dhe më pas kur autori e ka lënë të gjakosur para portës së shtëpisë, ai ia ka treguar të ëmës. Xhaxhai i fëmijës, Ruzhdi Halili, shprehet i tronditur se “pasi morëm vesh lajmin, bëmë ç’ishte e mundur që ta sillnim urgjent në Tiranë. Tani ne kërkojmë dënimin maksimal për autorin, pasi çdo gjë ka marrë fund”. Mjekët, të cilët kanë trajtuar fëmijën e dhunuar, thonë se gjendja shëndetësore e tij mund të rikuperohet me kalimin e kohës. Çështja po ndiqet nga Mjekësia Ligjore, ndërkohë që autori i ngjarjes është i arrestuar në komisariatin e policisë së Peshkopisë, në pritje të masës së arrestit dhe provave që do e kryqëzojnë. Peshkopisë i është dashur që brenda dy viteve të përjetojë dy nga ngjarjet më tronditëse, abuzimin seksual me dy fëmijë të mitur, njëri prej të cilëve pati fatin e keq, u vra nga abuzuesi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë, ndërkohë që i riu, Ledio Halili u arrestua nga policia e Dibrës, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me fqinjin e tij 4-vjeçar. Ngjarja tronditëse ka ndodhur në fshatin Bahutaj të Peshkopisë. Sipas burimeve policore, ka qenë nëna e vogëlushit dhe të afërm të tij që kanë bërë denoncimin në Drejtorinë e Policisë së Dibrës, pasi kanë gjetur fëmijën e tyre të përgjakur dhe në gjendje tepër të rëndë psikologjike. Policia ka arrestuar si autor të kësaj ngjarjeje të rëndë Ledio Halilin, 18 vjeç, fqinj dhe kushëri me familjen e të miturit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›