Tjetër vrasje në Fier, ekzekuton ish-vjehrrin, më pas vetëvritet
Qyteti i Fierit është tronditur nga një tjetër vrasje gjatë ditës së sotme, teksa një 65 vjeçar është ekzekutuar gjatë orëve të para të ditës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Seman të Fierit, ku 65-vjeçari Miço Koçi, sipas policisë, është qëlluar për vdekje nga ish-dhëndri i tij, Gentian Nushi.
Autori i vrasjes më pas është vetëvrarë. Mësohet se Nushi jetonte afër me familjen e ish-bashkëshortes që ishte ndarë prej dy vitesh. Ende nuk dihen motivet e këtij krimi, por mendohet që të kenë pasur lidhje me divorcin e vajzës së viktimës, me autorin e krimit.
Vetëm dy ditë më parë, Fieri u përgjak nga një tjetër vrasje, teksa një 44-vjeçar, i dyshuar për lidhje me trafikun e drogës, u ekzekutua brenda një lokali.