E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet në qendër të Athinës emigranti shqiptar

Vritet me armë në qendër të Athinës një 36-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Tik Dervishi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm ku shqiptari është qëlluar me armë nga persona të panjohur të cilët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja, raporton Ora News.

Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur dot të jetojë si pasojë e plagëve të marra.

Nuk dihen ende motivet e vrasjes së shqiptarit, por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›