E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha sulmon Ramën: Më kollaj kaloj detin në këmbë se bëj konsensus me të

Share

Kryeministri Sali Berisha deklaroi në mbledhjen e grupit parlamentar të PD se me Edi Ramën nuk bën dot konsensus. Berisha e quajti disa herë Ramën si të pasinqertë. Në kuadër të sharjeve dhe sulmeve, Berisha tha se Rama urren gratë. Nuk dihet pse e bëri këtë konstatim Berisha.

Më parë kalon detin me këmbë sesa nxjerr person konsensual me te, pas gjithë debatesh më kthen te metoda. Ne shkuam si kërkoi ai, kërkoi tre- katër emra. Ja ku janë, mbrëmë më kaloi te modalitetet. Është i pasinqertë, ka mungesë sinqeriteti kur vjen problemi për të diskutuar për persona. Erdhi te kjo kandidaturë, jo tha se ky ka bërë avokatinë e qeverisë, tha Berisha.

Ai tha se z. Artan Hoxha është i oborrit të qeverisë. Po dhe ti ke qenë i oborrit, ça do thuash për këtë. Së dyti, ai vuan nga misoginia, në greqisht do të thotë, urrejtje e grave, vijoi kryeministri.

Më pas, siç ndodh rëndom, Berisha bëri vlerësime me superlativa për Artan Hoxhën, duke thënë se ai ka mbrojtur reformat e kësaj qeverie, por edhe të qeverive të mëparshme. Berisha tha se koalicioni i PD është i vendosur të miratojë kandidaturën e tij. “Kërkesat e Ramës për kandidatin ishin tepër specifike. Ai kërkonte një kandidat që nuk më kishte shtrënguar kurrë dorën. Ne bëmë maksimumin në tryezën e bisedimeve por ishte e pamundur”, tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›