E Shtunë, 31 Tetor 2026

Divorcohet nga e shoqja, vetëhelmohet një 40-vjeçar

Librazhd

Një mesoburrë është vetëhelmuar pas divorcit nga gruaja. Sipas burimeve policore nga Komisariati i Librazhdit, dy ditë pas divorcit zyrtar me gruan, 40-vjeçari A. Balla, banor i Lagjes Nr.1 në qytetin e Librazhdit, ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëhelmuar me fostoksinë. Ndërkohë, sipas burimeve nga spitali i këtij rrethi, gjendja shëndetësore e 40-vjeçarit ka qenë mjaft serioze. Atij i është dhënë ndihma e shpejtë dhe më pas është vendosur transportimi i tij për në Spitalin Ushtarak të kryeqytetit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës dhe rasti në fjalë e çon në 21 numrin e vetëhelmimeve në Qarkun e Elbasanit gjatë tremujorit të parë të këtij viti.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›